amir

amir

Monday, October 12, 2009

Adem Ramadani


Adem Ramadani -- një ish këngëtar mjaft i njohur nga shkupi i cili me disa prej albumeve te tija para disa vitesh ka korrur suksese te mëdha deri atë ditë kur ai vendosi te perqafoj fort Islamin dhe ne atë menyr te distancohet nga muzika duke filluar te kendoj Ilahi me përmbajtje Islame ne gjuhën Shqipe. Ademi esht nga SHKUPI dhe po ashtu jeton ne Shkup (Dizhonsk). Adem Ramadani U lind me 27 shtator të vitit 1978, në Shkup. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Djali i tij Shuajbi ka 3 javë, kurse vajza Meleke është një vit e gjysëm. Pas shkollës fillore dhe të mesme, ai e përfundoi Fakultetin Pedagogjik.Muzika ishte pasion i tij qysh nga vegjëlia. Qysh si fëmijë, madje para se të fillonte shkollën fillore, filloi të këndoj. Karrierën e tij prej muzikanti e filloi në shoqëri kulturore artistike të Shkupit. Në vitet 1990-1991 e nxori albumin e parë,titulluar "Loti per Ty". Albumi i tij i parë nuk pati shumë suksese, pasi që Ademi akoma nuk ishte njohur si këngëtar, meqë nuk kishte përvojë me përpunimin e teksteve, kompozimin e muzikës etj. Sukseset filluan diku prej vitit 1995 kur Ademi filloi të kërkohej me të madhe dhe të simpatizohej nga dëgjuesit tejmase.Ishin vitet kur Adem Ramadani filloi të nxjerrë albume dhe hite, njëra pas tjetrës. Ademit, madje, nuk i kujtohet me saktësi numri i albumeve që ka nxjerr. Prej tyre kishte me muzikë kolazhe,folklorike dhe të tjera.Gjatë karrierës së tij muzikore Adem Ramadani kryesisht këndonte muzikë popullore, argetuse dhe folklorike. Kontakti i tij i parë me fenë islame ishte në vitet 1990-1991 nëpërmjet disa artikujve. Vlen të përmendim se libri i parë fetarë që lexoi Adem Ramadani, ishte “Rijadul Salihin” (përmbledhje e haditheve), libër që kishte lënë gjurmë të mëdha tek ai. Ky libër e kishte shtyrë të mendonte se një ditë do të duhej të fillonte të zbatojë mësimet islame në tërësi. “Bindja nuk më shkrepi menjëherë. Ajo u zhvillua ngadalë nëpërmjet leximit, studimit dhe praktikimit gradual të mësimeve islame”, rrëfen Agim Ramadani.Ideja për të nxjerrë një album me ilahi i kishte lindur edhe më herët por nuk mund ta pranonte që në të njëjtën kohë të bënte edhe muzikë edhe ilahi. Prandaj, vendosi që një ditë të braktisë muzikën dhe të merret me këndimin e ilahive. 27 gushti i vitit 2004 ishte dita e dasmës së fundit në të cilën do të këndonte Adem Ramadani. Ishte kohë kthese në jetën e tij. Në zemrën e Ademit shndritën rrezet e diellit islam. Tashmë, ai përfundimisht filloi karrierën e tij si këngëtar i ilahive dhe praktikues i denjë i islamit."Ndihem shumë i lumtur që bëra këtë hapë edhe pse fjalët, komentet, madje edhe presionet ishin nga më të ndryshmet", thotë Ademi. Njerëzit përreth, me habi, pyesnin: Si do të jeton pa kënduar? Nga do të fitosh për të mbijetuar? Çfarë do të punosh? Me çka do të merresh dhe shumë e shumë pyetje të tjera.? “Por edhe këto kaluan me ndihmën e Allahut xh.sh.”, tregon Ademi.Edhe kolegët KËNGËTAR u habitën nga ky vendim dhe më bënin pyetje të ngjashme: Pse e lë muzikën kur ke një zë aq të mirë? Pse largohesh nga ne? Pse braktis karrierën në kulmin e saj?, “mirëpo ata nuk mund të kuptonin vendimin tim sepse nuk janë praktikues të përpiktëtë mësimeve islame”, tregon Ademi duke shprehur keqardhje ndaj tyre. Ademi është i vendosur në bindjen e tij se për ta bërë një hap të tillë duhet ta njohësh dhe ta praktikosh islamin me përpikëri. Ky vendim Ademit i solli edhe vështirësi të shumta me produksione të ndryshme muzikore. Ata nuk donin ta pranonin albumin e parë të tij me ilahi, “Të duhemi për Allah”.Disa prej tyre frikësoheshin se do të ishte dështim financiar, prandaj nuk ishin të interesuar që të investonin mjetet e tyre. Kishin frikë se albumi nuk do të shitej sa duhet dhe do të pësonin fiasko. Ndërkaq, ndodhi e kundërta. Albumi ishte më i suksesshmi i albumeve të tij. Jo zyrtarisht flitet se vetëm në Kosovë janë shitur mbi 50,000 kopje, në Maqedoni 15,000 e në diasporë shumë më tepër.Edhe simpatizuesit e Adem Ramadanit e mirëpriten këtë album. Ata e lavdëronin atë nëpër radio, televizione, koncerte e takime të tjera. Sigurisht që pati edhe prej atyre që u munduan ta provokojnë me pyetjet e tyre, por të tillët ishin të paktë. Para nje viti doli edhe albumi dyt me ilahi i Adem Ramadanit. Ai titullohet “Duaja e nënës” dhe ka të bëj me një ngjarje të një gurbetqari. Albumi ka dhjetë pikë. Tetë prej tyre janë ilahi, një pjesë është e Kur'anit dhe ezani i kënduar nga Adem Ramadani. Ademi së shpejti beri edhe video spotet profesionale të ilahive të tij.Prej planeve të tij të ardhshme është qëndrimi në rrugën e drejtë, mësimi, studimi, mësimi i islamit ngase ai mendon se jemi të nderuar dhe të privilegjuar që jemi musliman. Ai, gjithashtu planifikon që vazhdimisht të sjell albume të reja me ilahi dhe këtë profesion ta ushtroj në kontinuitet. Adem Ramadani momentalisht është duke e ndjekur një kurs për përkthyes profesional i cili do të zgjas 9 muaj.Sukseset e tija ende vazhdojnë kurse ne lusim Zotin qe te jet i kënaqur me te.

Sabri Fejzullahu


Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ka fituar 18 "Okarina të Arta" në "Akordet e Kosovës", ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrur pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.
Sabriu ka luajtur në disa TV- dhe video-filma. Ndër të tjerë ai luajti me Ibrahim Krajkovën "Lecin" dhe Rasim Thaqin "Cimën". Ai luajti edhe në serialet "Kur pranvera vonohet" dhe "Autobusi". Po ashtu edhe në TV-komedinë "Qesh e ngjesh" me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi.
Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.

Ermal Fejzullahu


Kush nga këngëtaret ka goditur shtyllën elektrike me veturë? ShowBiz Shumë nga anëtarët e estradës sonë janë gjobitur për mos respektimin e rregullave në komunikacion. Zakonisht ata janë gjobitur për tejkalimin e shpejtësisë, por ka edhe prej atyre që kanë shkaktuar edhe aksident në trafik duke dëmtar veturën. Për këngëtarin Ermal Fejzullau, vetura e parë që ishte e tij ka qenë një “Golf 3”, kur ai.
Eshte ne fakt, nje nga ato lajme, qe veshtire te besohet dhe per me teper, qe kerkon konfirmim. Gjithsesi thashethemet e para flasin per nje martese te mundshme te Ermal Fejzullahut dhe sic i thone, “ku ka ze, nuk eshte pa gje”. E ndersa revista albaniac, ne internet lancon kete informacion, duket se fansat kosovare te kengetarit, ne forume jane te gatshem ta plotesojne. Thuhet se Ermali dhe e dashura e tij Ariana, e cila kohet e fundit eshte shfaqur edhe ne ambiente publike prane tij, po mendojne martesen. Duket se fakti, qe vajza eshte disa vite me e madhe se ai, nuk e pengon aspak kengetarin per t’i marre gjerat seriozisht, sepse ndoshta me ne fund edhe ai ka gjetur dashurine. Por ndersa gjate kesaj kohe Ermali nuk i ka komentuar lajmet, qe jane shkruar rreth jetes se tij private, fansat ne internet shkruajne me tej. Keshtu, nje komentuese e revistes albaniac, pohon se arsyeja e marteses eshte shtatzenia e Arianes, lajm per te cilin ajo shkruan se e ka mesuar nga gjyshja e kengetarit. Thuhet, se pergatitjet per dasmen tashme kane filluar dhe pritet nje ceremoni e madheshtore, ku pa dyshim nuk do te mungojne personazhet VIP.

Nora Isrefi




Pas një kohe relativisht të gjatë të lidhjes së saj me Robertin (ish- i dashuri i Adelina Ismajlit) këngëtarja Nora Istrefi duket se ka vendosur që lidhjen ta forcojë duke bërë një hap para e duke shpallur fejesën. Miqtë e Norës kanë folur se data e fejesës së saj mund të jetë 22 ose 23 maji, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti i ri. Sipas këtyre burimeve, Nora dhe Roberti kanë vendosur që rastin e fejesës ta shënojnë me një ceremoni, ku të ftuar do të jenë disa nga miqtë e tyre më të afërt. Duke marrë parasysh se çifti ka shumë njerëz me të cilët punojnë dhe ndajnë kohën më të madhe të tyre, pritet që ceremonia të mos jetë aq e vogël sa për të mos u vënë re. Ata kanë zgjedhur një lokal të kryeqytetit ku do të ndërrojnë nishanet e fejesës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ceremoni më formale. Vet Nora nuk ka folur asnjëherë në publik për lidhjen e saj me Robertin, por nuk ka mundur ta fshihte atë, derisa së bashku shumë shpesh kanë qëndruar në lokalet më të frekuentuara të kryeqytetit. Sidoqoftë, ata ka kohë që njihen, pasi të dy i takojnë të njëjtit profesion, derisa Roberti luan në organo (thonë se është një klaviaturist i mirë). Ai është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit Sinan Vllasaliu,(me kete te fundit do kete nje duet i cili do dale ne muajn qershor, enderr e madhe e Nores njekohesisht duke ndjekur hapat e Adelina Ismajlit, e cila vite me pare ka pasur duet me po te njejtin kengetar)duke e shoqëruar atë gjithkund. Nga ana tjetër, Roberti njihet edhe si një zemërthyes i vajzave, për shkak të sharmit dhe bukurisë që ka. Historia Në intervistat e saj, kur i drejtohej pyetja nëse është e dashuruar dhe e lidhur me ndokënd, Nora përgjigjej se ishte singël dhe se do të donte të qëndronte kështu për një farë kohe. Por në fakt nuk ishte e vërtetë. “Bluetooth” arriti të zbulonte muaj më parë se kush ishte i dashuri i Nora Istrefit. Robert Berisha, një djalë nga Prishtina, i cili ashtu si edhe Nora merret me muzikë. Të dy bashkë nisën të frekuentoheshin muaj më parë, në kryeqytetin kosovar. Edhe pse Nora nuk ka dëshiruar asnjëherë të flasë për këtë, ajo nuk ka heziton që me Robertin të kalojë çaste të bukura nëpër lokalet në qendër të Prishtinës.Nora Istrefi, më sensuale se kurrë… Menjëherë sapo gjeti dhe të dashurin e zemrës, pas një periudhe të gjatë singël pas ndarjes me Getoarin, Nora u shfaq më sensuale se kurrë. Kjo u duk më së shumti tek video e saj e re, “Mos më lë”. Sapo doli, pjesa e parë e klipit u vu re që shoqërohej nga imazhe jo të zakonta nga ç’ka realizuar Nora deri më sot. Të veçanta ishin lisharëset ku tregohet se vajza është vërtet e dashuruar. Gjatë gjithë këngës, vetëm në rastet e ndërhyrjes së lëkundjeve me lisharëse, këngëtarja kosovare këndon nën ujë dhe pas trupit të saj, ku duket vetëm pjesa e pasme e zhveshur, shihet qartë tatuazhi ku është shkruar titulli i këngës. Kujtojmë që për klipet e Norës nuk kujdeset vetëm ajo, por edhe i fejuari i saj, Robert Berisha, i cili nuk mund të qëndrojë indiferent për dy arsye, së pari, sepse do maksimumin për të fejuarën e tij dhe së dyti, siç thamë edhe më lart, i përket të njëjtës fushë,

Alban Skenderaj


Alban Skënderaj u lind më 20 prill të vitit 1982Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar.
Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe u lind Albani.
Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai bëri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuarë. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest dy me këngën Vetëm ty e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshenteve. Me pas ai nxori në treg albumin Fllad ne shkretëtire më kënge të kompozuara dhe të shkruara nda vete Albani. Me 3 gusht te po atij viti aishfaq në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës Thirrje e Reshperuar. Gjate verës ai ftohet në plot pabe dhe koncerte që mbusheshin plot të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Ne këtë mënyre ai arrin të thyeje të gjitha rekordet duke u bërë vip për dhjet muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest tre por kësaj radhe më në bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën Dicka që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri. Ndërkohë ai u bë ikone publicitare e kompanisë Vodafon dhe erdhi të publiku me videoklipin e këngës Ky Ritëm. Me 28, 29 e 30 qershor ai luajti rolin e Romeos në muzikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese në netët e Klipit ku mori çmimin e parë si klipi më i mirë nder shumë klipe tjera. Ai në fund të vitit 2008 realizoi këngën hit një herë në jetë e cila bëri boom në mediumet si dhe në radiofonit shqiptare.Aj gjithashtu me kete kenge ne Kosove ne festivalin video fest rrembeu Qmimin e pare ku rrembeu edhe Qmime tjera .Me pas aj u lidh me gazetaren shqipatare Miriam Cani(e dashura publike e Alban Skenderaj e cila jeton ne Gjermani njeherit edhe kengtare me te cilen ka bere nje bashkpunim kenge e cila quhet "let me die with you" (le te vdes me ty) e cila ka pasur shume sukses). Ne shpresojme qe suksesi i tij te vazhdoje...

Ibrahim Rugova


Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.
Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës. Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.
Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë. Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.
LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).
- Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.
- Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:
- Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.
- Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).
“...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll) - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
"Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".
"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)- Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
- Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese. - Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Blero


E pershkruan veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Nuk e pelqen jeten e nates, nuk i beson horoskopit, por e fejuara e detyron ta lexoje ndonjehere. Ende nuk ka ne plan te martohet."I flakte pas futbollit dhe ekipeve Real Madrid dhe Milano, kengetari Blerim Muharremi, i njohur si Blero thote se adhuron konkurencen mes kengetareve dhe kendimin LIVE". Se pari i njohur nga dueli me Memli Krasniqin ne kengen "Kthehu", ai vjet ka realizuar albumin e titulluar "Hapi i pare". Kjo kenge pelqehet shume, sidomos nga vajzat. Thote se per albumin e pare te tij ka punuar 5-6 vjet, por ia ka vlejtur, pasi qe ka arritur sukses te madh. "Eshte nje album origjinal, kenget jane te punuara te produksioni i cili per shume cka nuk do te plasonte kenge te vjedhura".Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije kaq sukses te madh dhe "celes" per kete e konsideron punen me njerez te duhur. "Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i vetmi qe e pyes per gjithecka, eshte profesionalist i vertete" thote Blero, adhurues i kengetareve R.Kelly dhe Stevie Wonder. Muziken e tij e definon se R&B dhe Pop. Albumi i tij i dyte do te editohet ne fund te ketij muaji ose ne fillim te muajit tjeter. "Jam duke duke bashkepunuar me shume njerez si ne Suedi, ashtu edhe ketu ne Kosove. Jam takuar me nje talen te madh, Besnik Belegun, me te cilin punoj reth albumit te dyte"Se fundit ka marre pjese ne festivalin "TopFest" ne Tirane, ku eshte pritur mire nga publiku, por mendon se vleresimi nuk ka qene korrekt. "E kam marre cmimin qe me eshte nevojitur, ate te publikut, por te gjithe thane se e kam merituar qe e ka fituar Ermal Fejzullahu, te cilin e vleresoje shume".Kjo ishte nje storie rethe Bleros.

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi lindi më 3 mars 1978 në Skënderaj, Kosovë. Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.Në vitin 2002 Leonora u rrah nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen. Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re", e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta "Bota Sot", e afërt me LDK bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit.Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë. Ka marr pjesë disa herë në koncerte humanitare/ bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj.

unikkatil

U lind ne vitin 1982 ne nje familje me tradit.Eshte nipi i Gjon Palokes d.m.th. udhheqsi i ballit kombetar njeriu i cili nuk ua dhatokat e stergjyshve skllaverve armiku deshi ta denoj me vdekje por nuk arriti.-Shkollen fillore e kreu ne Prishtin pastaj u regjistrua ne Gjimnazin "SamiFrasheri".ai ne fillim ishte nje nxenes i sjellshem por me von u be njeproblematik.Ai u perjashtua nga shkolla 3 her por perseri nuk pushoi dheu be nje djal i veshtir sepse zemren e tij ja morri rruga dhe Hip-Hopi.Muziken rep e filloi 12 vjeq mirpo nuk vazhdoi sepse ne ate koh repiper te ishte shum i thjesht sepse ai kendonte rep te vertet.Me 1992 Unikkatili inqizoi kenget e tij te para “Demokraci” dhe “Tazdhukim Policin” dhe me 1993 ai inqizoi kengen e pare profesionale metitull :zingjiret qe s’kputen”. Pas disa vitesh,saktesisht me 1995 Viktori perjetoi nje tragjedi,shoku Itij I ngushte Dren Thaqi u godit nga treni dhe vdiq,per kete ndodhi aishkroi dhe inqizoi kengen “Shpirti N’Paqe” si kujtim per Drenin.Ne kohen kur per nje fjale kunderSerbise paguaje shtrenjte Unikkatilishkroi kenge net e cilat permendeshin emra te policve serb siajo “Vdekje Serbis” e megjithate Radio Selavia ne Pristhtin frikoheshint’I emetonin keshtu qe nga te gjitha kenget e Unikkatilit aso kohe uemitua vetem “shpirti n’paqe”.Muzika qe bente Unikkatili ishte Hip-Hopeksplicit, net e cilin pa frike paraqiste realitetin ashtu si ishte dhe ketoishin arsyet kyqe te mos afirmimit te tij ne ate kohe.Ndonese do mundte zgjedhte rrugen e lehte deri te fama duke mos perdorur shprehjeeksplicite ose fjale kunder pushtetit te asaj kohe sic kishin bere shumicaapo te gjith reperet tjere te asaj kohe,ai nuk nderroi stilin e tij dhembeti reper eksplicit dhe real,por I panjohur.Me 1996 Unikkatili u fut ne perleshje me nje familje shqiptare dhe hyrine gjak me ta.Kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi te shpernguletper ne SHBA.Ata u vendosen ne Bronx(New York),vend ky mjaft I banuarnga komuniteti shqiptar ku atje edhe e vazhdoi endrren e tij.Me 1998Unikkatili e ben nje kenge me disa anetare te ABI,te cilen e titulluan “Albanian Rule” dhe ishte me shum freestyle dhe shaka.Ne pot e njejtinvit Unikkatili punon kengen “if i die u die” kenge kjo e cila nga shumshqiptare shihet si kenga me e mire rep e stilit western.-Viktori kur arriti ne USA menjehere e formoi klanin TBA (The BlooduAlboz) ne gjuhen shqipe (Shqipet e Pergjakshme)ne te cilin nje pjese eanetareve mirren me muzik rep,nder ta me te njohurit jane:Z.E.F ,Miloti,Ye-Toni,Polo,Zeni,Presioni(I cili kendon vetem shqip),Fame,Special-K,Teeetj.Unikkatili ka edhe studion e tij te inqizimeve teemeruar “CONQUEROR RECORDS” net e cilen punon te gjitha kenget etij.Albumi i ri i ti i perbashket me grupin The Bloody Alboz (TBA) ititulluar "Armiqt Suprem" eshte shitur me 8000 kopje mbrenda 3 ditesh.Ky Album e thyen recordin ne shitje, shkruan gazeta e Kosovës "Lajm".Asnjë album tjeter i ndonje Rep - Këngtari a grupi nuk është shitur mekaq kopje, brenda nje kohe kaq të shkurtër.dhe ne vitin 2008 TBA formoi albumin e tij te titulluar “KANUNI IKATILITViktor Palokaj-Rebel a.k.a (also known as-i njohur si) Unikkatil është njërep këngëtar kosovar që jeton në USA,atje ai shkruan dhe inqizon këngëshumë të pëlqyera dhe të kërkuara nga rinia.Mirëpo edhe pse ai është afirmuar vonë duhet të cekim që Viktori kafilluar të merret me rep që në moshë shumë të hershme. Anetaret e TBAUniKKatil -Buja -Klepto -TEE -Cyanide -Z.E.F -B52 -Miloti -SacrifiC -Jetoni -VZ -Tribun -Professioni -Braves Hill -Presioni -N.A.G -Bc.DaZz -Hudra a.k.a ProblemiMacabre -DMC -D.M.KOg 043Slitta -F-Tim -Dredha -Keta jon do qa jun kan edhe do qa jon se jon prish nermveveti do nuk jon maa...

Genta Ismajli

Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human. E ftuar në emisionin humanitar “Lidhja mes nesh” në RTK të Teuta Krasniqit, ajo i ka dhuruar një familjeje skamnore një rrogë për çdo muaj, e cila fitoi edhe një shtëpi në këtë emision.Ajo e emocionuar i ka premtuar kësaj familjeje se do t’i japë për çdo muaj nga një rrogë, edhe pse nuk e ka përmendur shumën apo se për sa kohë do të zgjasë kjo.Tash së fundi këngëtarja është paraqitur me një video dhe këngë të re të titulluar “Si panter i zi”.Video është punuar nga regjisori serb Dejan Miliceviç, ku Genta në disa pjesë të klipit ka huazuar pamje dhe grim nga këngëtarja amerikane Rihanna.Ky huazim nuk është i pari, pasi në karrierën e saj gjithmonë ka pasur gjëra të huazuara nga të tjerët, që nga Amerika deri në Arabinë Saudite.

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor 1961 në Mushtisht të Therandës. Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë.Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975.Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare.Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën.Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku.Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte. Në vazhdim do ti cekim disa koncerte.Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet i dyti.Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”)Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve.Me 20 qershor 1980 në Therandë.Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë. Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo, pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”.Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e vogël për të gjithë të interesuarit.Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte.Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës.Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza.Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan.Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës.Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë).Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore.Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq) me 21 tetor 1980.Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para përfundimit.Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë.Me 10 dhjetor 1980 në Klinë.Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë.Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse kënga e saj ishte e ndaluar.Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”, “Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj.Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpruar nga një padrejtësi aq e hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishte shlyer më vonë edhe vetë këngën fituese.Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte koncerte. Gjatë vitit 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Në koncertin e Shkupit (Salla e sporteve - Kale) para mijëra pjesëmarrësve ngjitet në skenë një plak me mjekër dhe flokë të thinjura (Çulea Milea më duket) dhe në mikrofon thotë: “Jam nga Rijeka, jetoj në Shkup si avokat. Jam adhurues i Shkurte Fejzës, i këtij zëri të artë dhe ma kujton një të vetmin zë - si ky që e kam dëgjuar para 50 viteve si student në Romë”.Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë, por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte) ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe Tuinit buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj fillon Tetova me rrethinë e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo ishte e papranueshme dhe ndërmori masa.Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi që turma ishte shumë e madhe vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë. Në këtë kohë Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produkcionin e kasetave në Prishtinë. Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e albumit, “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa” (1988).Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit. Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellë në ditë Albumin me titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i të gjitha kohëve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia (firmë private).Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të organizuar nga Shoqata “Nëna Tereze”.Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”. Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi tjetër “Mbahu nëno mos ke frikë” dhe prapë hiti i madhë me të njëjtin emër. Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot”.Viti 1991 në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”, ndërsa kasetat detyrohemi t’i shumëzojmë në Sarajevë sepse fabrikën e kasetave të RTP-së e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Pasiqë edhe origjinali ishte ishte konfiskuar detyrohemi që edhe një herë të përgatitet i tërë materiali me orkestër dhe e bëjmë regjistrimin e programit në Dyseldorf të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992.Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i përgjigjet pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim. Zoti e di se a janë destinuar ato mjete për atë qëllim për çka kemi shkuar. Ishte turne e gjatë prej Osijekut, Zagrebit, Pulës, Rijekës, Zarës e Splitit deri sa nuk na zuri lufta atje.Në vitin 1992, në bashkpunim me shqiparë në Gjermani organizon koncerte nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarëve përmes LASH-it në Kosovë 41.500 DM. Në vitin 1992, Shkurta shkon për herë të pare në Shqiperi. Këtu regjistron këngën mbi rrugëtimin e parë në Shqipëri Kam një lot m’pikon si arSe ndër shekuj jam shqiptarE kur malet mi mbuloj boraPër atdhe këngës ia moraM’rreh si zemër qifteliaËshtë Kosova është ShqiperiaËshtë një qiell që na bashkonE një djep që na burrnonËshtë një gjuhë qe flasim tanëE një tokë që e thrrasim nanë. Dhe pastaj e pershkruan rrugen keshtu: Rruges sime per Shqipni m’ka percjell ai Drin i zi Dhe u nisa per me ardhe porsi vala e Drinit te bardhe.Në bashkëpunim me të ndjerin Pjetër Gaci dhe Zef Çoba, e realizon edhe albumin me titull albumin “Kam një lot m’pikon si ar”.Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqiperise, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.Në vitin 1995 e regjistron këngën kushtuar mërgimtarit “Çka ka zogu që po qan” por në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e titullon “Vdekje s’ka” sepse sa do që ligështohemi nuk e pranojmë vdekjen dhe nënshtrimin.Në vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20 vjet për ju”.Viti 1997 sjell albumin” E kam emrin Kosovar”.Me 1998 e editon albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit edhe albumin tjetër me Sh.Behlulin “Këngë e lot”.Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete.Në vitin 2000 albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”.Në vitin 2001 në festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire nga Kosova, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Engjëll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnë vendin e parë Shkurtes. Më në fund një juri vendos e lirë pa presione!Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”.Gjatë viteve 2000 - 2004 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuar si dhe disa video programe.Prej vitit 1992 gjer më tani nëpër shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë, Italisë, Kanadasë dhe SHBA-së, Shkurte Fejza shfaq me mijëra koncerte.2005. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”.Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët: - Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim LumiNë këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve:- Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj. Por, më së shumti edhe poezitë e rilindësve tanë Gjergj Fishta, Naim Frashëri etj.


Poezi Dashurie





Pse me lendove
kur me the
se me dashurove
por un prap te dua
dhe pse ti u talle me mua


Buzqeshja jote me thot te dua..
Shikimi yt me tregon se smun pa mua..
Si qershi ishin buzet e tua..i prita e i prita qe tme puthin mua..
Ti me bere Zemren shkrum..
Dua qe tme thuash Te Dua shum..
Ne boten te humber dhe pa shpres..
Sa shum deshta qe te vdes..
Kur e qeta ENJGULIN qe e kerkova..
Vdekjen me nje her e harrova..
Perqafimi yt me jep ngrohtesi.
Tash pe sho qe esht dashuri..
Vetem nje nga mendja sme hiqet..
Zemra jote per mu a po diqet?
Qfar mendim ke per mua?
Shka ndjen ti me te vertet per mua?
Dua qe tma tregojsh te verteten..
Pe shoh se pa ty nuk mund ta jetoj jeten..
Pa syt e buzet e tua jam e humber..
Kjo dashuria jon esht shum e bukur..
Dashuria jon duk dua qe te shuhet..
Kur nuk do te na humbet..!!



Zemer me mua kshtu nuk te shkon
A e din bre djal se jeten ta baj monoton
Ti e ke tradit te luash me nje femer
E un baby ta plasi at zemer
Kadal bre djal mos luaj shum
Se ta baj veten tollusum..

Emra per femije Musliman


* Emrat e gjinisë mashkullore
AAbdullah - adhurues i Zotit,
Abdulatif - adhurues i Zotit (Ledhatues),
Abdulaziz - adhuruesi Zotit Fuqiplot,
Abdulbaki - adhurues i Zotit te perhershem,
Abdulfeta - adhurues i Zotit Triumfues,
Abdulgafur - adhurues i Zotit Amnestues,
Abdulhamid - adhurues i Zotit FalenderuesAbdulmelik - adhurues i Zotit Sundues,
Abdulvehab - adhurues i Zotit Besnik,Abdurrahim - adhurues i Zotit Mëshirues,
Abdurrahman - adhurues i Zotit MëshirëgjërëAbdurrezak - adhurues i Zotit Furnizues,
Abas - Luani zymtë,Amar - jetgjat,jeton gjatAziz - i fuqishem
BBejtullah - shtepi e Zotit;
QabjaBeqir - i hershem,i pari femi,
Beshir - Lajmtari mir,lajm i mir
Bilal - i lagur, i ujitur, i gjall
Burhanudin - argument i fort feje,
Daut - emer i nje pejgamberi,
Demir - hekur, metalikDurak - vend ku qendrohet, i ndaluar,
E Ejub - emer i nje pejgamberi
Edib - i edukuar, njerëzor
Enes - adaptuar, mesuar
Enis - ai qe shoqeron, shoqeruesi,MMuhammed - emeri i pejgamberit te fundit (Muhammed s.a.v.s)Muslim - i dorzuar ZotitMuxhahid - luftëtarë për të drejtën,

Lufta e pare Ballkane dhe Shqiperia

Lufta e Parë Ballkanike, përderisa drejtohej kundër Turqisë dhe kishte për qëllim bashkimin kombëtar të popujve ballkanikë, objektivisht kryente një funksion përparimtar. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste të vendeve të Ballkanit dhe u kthye në një luftë grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundërosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për top në luftën kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje.Planet aneksioniste të Serbisë, të Malit të Zi e të Greqisë kundrejt Shqipërisë, plane që filluan të viheshin në jetë me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, ishin pjellë e një politike të pajustifikueshme armiqësore ndaj një populli fqinj, që kishte bërë një luftë të vazhdueshme kundër sundimit shekullor osman dhe kishte treguar se ishte një aleat i sigurt në luftën kundër armikut të përbashkët. Shtetet ballkanike jo vetëm dërgonin ushtarët e tyre të vriteshin me shqiptarët, që ishin të vendosur të mbronin deri në fund lirinë e tërësinë e tokës së tyre, por edhe u jepnin Fuqive të Mëdha një armë të fortë në dorë për të ndërhyrë në punët e Ballkanit, që të vinin në orbitën e tyre si popullin shqiptar, ashtu edhe popujt fqinjë. Për këtë arsye, Lufta Ballkanike krijoi në Shqipëri një gjendje shumë të ndërlikuar e kontradiktore. Nga njëra anë, në masat popullore vazhdonte të ishte gjallë fryma e luftës kundër zgjedhës osmane, nga ana tjetër, po bëhej gjithnjë më i qartë rreziku që kërcënonte Shqipërinë nga fqinjët ballkanikë, të cilët pas dëbimit të turqve nga gadishulli synonin të zinin vendin e Perandorisë Osmane në të dhe të fshinin kombin shqiptar nga harta politike e Ballkanit.Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqipëria edhe kësaj radhe, në këto çaste tepër kritike, u ndodh vetëm, me armikun e vjetër në vatër dhe e sulmuar nga agresorë të rinj. Ky rrezik kombëtar vuri në lëvizje të gjitha klasat e shtresat shoqërore të vendit. Përpara tyre u ngrit në mënyrë më serioze çështja e fatit të Shqipërisë, e qëndrimit që duhej mbajtur ndaj konfliktit ballkanik, e mënyrave dhe e mjeteve për ta shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa që kërcënonte Turqinë.Qysh në fillim të tetorit gazeta “Liri e Shqipërisë”, që përfaqësonte opinionin e kolonisë shqiptare të Sofjes, duke parashikuar ngjarjet, u drejtohej shqiptarëve me thirrjen: “... të marrim armët dhe të mbrojmë kufijtë e mëmëdheut tonë, duke kërkuar autonominë e Shqipërisë”. Po kjo gazetë u drejtohej shqiptarëve t’u përmbaheshin udhëzimeve të Sami Frashërit në veprën “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, d.m.th. t’i jepnin një goditje të fortë Turqisë për të mos u rrokullisur me të në greminë.Ndryshe e vlerësuan gjendjen kolonitë shqiptare të mërgimit në ShBA. Ato u nisën nga fakti se Turqia, megjithëse ishte armike e Shqipërisë, u kishte njohur shqiptarëve disa të drejta kombëtare, kurse pjesëtarët e Aleancës Ballkanike synonin ta copëtonin atë krejtësisht. Prandaj mbledhja e përfaqësuesve të kolonive shqiptare të ShBA-së, që u bë më 6 tetor 1912 në Boston, duke “... marrë në sy atë që po mundet Turqia, e që shtetet e Ballkanit do ta ndajnë Shqipërinë në mes tyre”, deklaronte: “Është detyrë e atdhetarëve shqiptarë të jenë plotësisht të bashkuar me guvernën (qeverinë - shën. i aut.) otomane kundër armiqve të Mbretërisë”. Ndonëse frymëzohej nga qëllime patriotike, qëndrimi i kolonive shqiptare të ShBA-së përmbante në vetvete një rrezik të madh për vendin. Përkrahja pa kushte që shqiptarët do t’i jepnin Turqisë në luftën kundër Aleancës Ballkanike do të sillte si pasojë që Shqipëria të pësonte të njëjtin fat që do të pësonte Turqia në Ballkan dhe do t’u jepte një argument të fortë qeverive të Aleancës Ballkanike për të mbrojtur përpara opinionit publik ndërkombëtar planin e copëtimit të Shqipërisë si një provincë e thjeshtë turke.Brenda në Shqipëri nismën për një veprim politik, që ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morën shoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” që ishte krijuar në Shkup. Përfaqësuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashëri etj., organizuan në Shkup më 14 tetor 1912 një mbledhje, për të cilën ishte marrë qysh përpara edhe miratimi i Hasan Prishtinës e i Bajram Currit, që kishin shkuar në front për organizimin e mbrojtjes së tokave shqiptare.Mbledhja e Shkupit arriti në përfundimin se Perandoria Osmane do ta humbiste luftën dhe vendosi t’u njoftonte Fuqive të Mëdha se populli shqiptar po i kapte armët jo për të forcuar sundimin e Turqisë në Ballkan, por për t’i dalë zot tërësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë. Pra, vijonte deklarata, shqiptarët nuk do të pranonin për katër vilajetet veçse një formë të vetme qeverisjeje. Ky vendim përputhej me atë që ishte shprehur nga gazeta “Liri e Shqipërisë” dhe ishte vendimi më i drejtë e më realist që mund të merrej në këto rrethana. Ai iu dorëzua përfaqësuesve të fuqive të huaja në Shkup më 16 tetor.Mbledhja e Shkupit caktoi edhe një delegacion, i cili do të shkonte në Malësi të Madhe për t’i shkëputur malësorët nga bashkëpunimi me Malin e Zi. Ky delegacion u autorizua gjithashtu të merrej vesh me krahinat e tjera të vendit për organizimin e një kuvendi kombëtar që do të vendoste për fatin e atdheut. Por ai nuk mundi të arrinte në Malësi të Madhe; ngjarjet në frontin e luftës ishin zhvilluar me një shpejtësi të tillë, që e detyruan të ndalej përkohësisht në Pejë e në Gjakovë, ku mori autorizimin nga popullsia për ta përfaqësuar atë në veprimtaritë që po ndërmerreshin kundër copëtimit të vendit. Prej këtej delegacioni i Kosovës u drejtua në Shqipërinë e Mesme e të Jugut, ku ishin marrë nisma nga rrethet atdhetare lokale për organizimin e kuvendit kombëtar dhe kishte filluar zgjedhja e delegatëve.Ushtritë e aleatëve ballkanikë brenda një kohe të shkurtër e shpartalluan ushtrinë turke në të gjitha frontet. Trupat bullgare, pasi thyen qëndresën e forcave turke, të përqendruara në Trakën Lindore, iu drejtuan Adrianopojës. Forcat e Malit të Zi, të ndara në tri kolona, sulmuan dy në drejtim të Shkodrës dhe njëra në drejtim të Pejës. Brenda tri javësh ato pushtuan Pejën dhe iu drejtuan Shkodrës.Mbreti Nikolla i Malit të Zi, ndërsa u premtonte malësorëve se do të respektonte flamurin shqiptar, në thirrjen drejtuar popullit malazez e ftonte këtë t’u jepte dorën “vëllezërve nën zgjedhë të Malësisë, të cilët prej më shumë se dy vjetësh luftonin për të drejtat e lirinë e tyre dhe për bashkimin me Malin e Zi”. Kur doli në shesh mashtrimi i mbretit malazez dhe kur në tokat shqiptare të pushtuara, në vend të flamurit kombëtar u ngrit ai i Malit të Zi, malësorët, që kishin marrë pjesë aktive në këtë luftë krahas ushtrive malazeze, u tërhoqën në masë nga lufta.Edhe mbreti serb Pjetër, në manifestin që shpalli në fillim të fushatës ushtarake serbe, deklaronte në mënyrë demagogjike se do t’u sillte edhe shqiptarëve lirinë, vëllazërinë dhe barazinë. Më 15 tetor filloi mësymja e trupave serbe në rajonin e Vranjës, ndërsa më 18 tetor u hodh në sulm gjithë ushtria prej 286 000 vetash, në drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli-Prizren-Durrës. Forca të tjera sulmuan nga veriu, në drejtimin Rashkë-Mitrovicë-Pejë dhe Javor-Priepolje.Turqia u gjend e papërgatitur për luftë. Qeveria turke vendosi të formonte repartet e armatosura vullnetare shqiptare, që do të pajiseshin me armë nga depot e shtetit. Doli edhe një urdhër i ministrit të Luftës për t’u dërguar shqiptarëve 50 000 pushkë. Megjithatë nuk u dërgua asgjë, shqiptarët u lanë pa armë, në mëshirën e fatit. Qeveria xhonturke nuk qe në gjendje të përfitonte nga forca e madhe e shqiptarëve dhe nga gatishmëria për të mbrojtur atdheun e vet.Shqiptarët e Kosovës, veçanërisht ata të Llapit dhe të krahinave përreth, u qëndruan me vendosmëri në luftimet e Merdarit (14-18 tetor), në veri të Podujevës, forcave të Armatës së parë dhe të tretë serbe. Ushtria turke një ditë para betejës braktisi frontin në disa pika. Luftimet në Merdar ishin të ashpra. Serbët e morën atë pas humbjeve të mëdha. Edhe mbrojtja e kufirit nga Rashka në Podujevë u mbeti vullnetarëve shqiptarë, të udhëhequr nga Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes në veri të Prishtinës u mor Hasan Prishtina, ndërsa në Gjakovë, Plavë e Guci Bajram Curri.Pasi morën Merdarin, forcat serbe të Armatës së parë depërtuan në Podujevë dhe, së bashku me ushtritë e Armatës së tretë, më 20 tetor filluan sulmin mbi Prishtinën. Vullnetarët shqiptarë luftuan me vendosmëri, por për mungesë të municionit u tërhoqën nga qyteti, që ra po atë ditë në duart e serbëve. Më 23 tetor u pushtua Vuçiterna dhe pas saj Mitrovica.Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare në zonën e Gjilanit, të Moravës e të Karadakut u mor Idriz Seferi, që arriti të grumbullojë 6 000 luftëtarë, të cilët u hodhën në kufirin me Serbinë, ku së bashku me forcat e vendit u bënë ballë njësive të Armatës së tretë serbe. Luftimet në këtë trevë juglindore të Kosovës vazhduan 7 ditë, duke filluar nga koha e sulmit të ushtrisë serbe më 15 tetor. Pasi theu qëndresën e shqiptarëve në kufirin juglindor të Kosovës, ushtria serbe mundi të pushtonte më 24 tetor qytetin e Gjilanit. Më 23 tetor serbët pushtuan Vuçiternën dhe pas saj Mitrovicën. Pas pushtimit të Prishtinës ushtria serbe filloi veprime të tjera në përmasa të mëdha, të cilat kishin si objektiv të parë pushtimin e Ferizajt, të Kumanovës e të Shkupit, për të vijuar më tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjesës perëndimore të Shqipërisë. Natën e 23-24 korrikut Armata e tretë serbe filloi një marshim drejt Shkupit e Kumanovës. Më 24 tetor pushtoi Lipjanin dhe po në këtë ditë iu afrua Ferizajt. Edhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10 000 vullnetarëve shqiptarë. Në mesditën e 25 tetorit ushtria serbe filloi sulmin e përgjithshëm mbi qytetin, të cilin e pushtoi në mbrëmjen e 25 tetorit. Forcat shqiptare u tërhoqën drejt Kaçanikut. Por luftimet më të mëdha u bënë në Grykën e Carralevës. Pas dy ditë lufte me 2 000-3 000 vullnetarë shqiptarë, forcat serbe, pasi lanë këtu shumë ushtarë të vrarë e të plagosur, më 26 tetor e pushtuan këtë grykë. Më 30 tetor u pushtua Prizreni.Beteja më e madhe e trevës së Kosovës ishte ajo e Kumanovës (22-24 tetor), ku serbët hodhën ushtrinë e Armatës së parë, të përbërë nga 126 000 veta. Armata turke e Vardarit kishte vendosur në këtë front 50 000 luftëtarë. Midis tyre kishte edhe disa mijëra ushtarë shqiptarë, përveç forcave vullnetare të ardhura nga treva e Kumanovës e rrethet e tjera. Më 24 tetor ushtria turke u thye përfundimisht në Kumanovë. Pas pushtimit të Kumanovës, më 26 tetor forcat e Armatës së parë serbe pushtuan pa luftë Shkupin. Me pushtimin e Shkupit përfundoi faza e parë e Luftës Balkanike. Periudha e dytë ishte ajo e luftës për pushtimin e territoreve shqiptare në pjesën perëndimore të vilajetit të Kosovës, në vilajetet e Manastirit, të Shkodrës e të Janinës. Sikurse shkruajnë gjeneralët turq, pjesëmarrës në këto beteja, shqiptarët luftuan me trimëri të madhe për të mbrojtur atdheun e vet, tokën amtare. Ata nuk e braktisën asnjëherë frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijën e luftës. Në Betejën e Kumanovës u vra gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve të Gjilanit. Ndërsa numri i përgjithshëm i shqiptarëve, që u vranë në këtë betejë, arrin në 10 000 veta. Pas pushtimit të Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mësymjen drejt pjesës perëndimore të vilajetit të Kosovës (drejt Prizrenit, Pejës, Gjakovës etj.), drejt vilajeteve të Manastirit (pushtuan Manastirin), të Shkodrës e të Janinës. Ata kaluan nëpër luginën e Drinit, pushtuan Lumën, Mirditën e Matin, dolën në Lezhë dhe u dyndën në Shqipërinë e Mesme. Një pjesë e tyre iu drejtua Durrësit, kurse kolona të tjera u nisën drejt veriut dhe, së bashku me forcat malazeze që kishin marrë Shëngjinin, plotësuan rrethimin e Shkodrës.Shqiptarët, të braktisur nga ushtritë osmane, edhe pse luftuan kudo me trimëri, nuk qenë në gjendje të ndalnin sulmin e kombinuar të aleatëve ballkanikë, të përgatitur ushtarakisht prej dhjetëra vjetësh dhe të armatosur deri në dhëmbë. Në fillim të dhjetorit të vitit 1912 ushtritë serbo-malazeze kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën në jug deri në luginën e Shkumbinit, në vijën Durrës-Kavajë-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugë. Ndërkohë edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke në Thesali e në Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinën, shtiu në dorë Sazanin dhe zbarkoi në Himarë, të cilën e pushtoi bashkë me disa fshatra përreth.Menjëherë pas sukseseve të para qeveritarët e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, si edhe shtypi i tyre, filluan t’i deklaronin gjithnjë më hapur qëllimet e veta ndaj Shqipërisë, duke i justifikuar ato me argumentet absurde të paaftësisë së “fiseve të egra” e “barbare” shqiptare për të formuar shtetin e vet.Këto deklarata u shoqëruan me një veprimtari gjakatare, terroriste, shfarosëse të ushtrive malazeze e serbe dhe më vonë greke kundër popullsisë shqiptare, që nuk mëshiruan as gratë, as fëmijët e as pleqtë. Pushtimi i Kosovës e i viseve të tjera të Shqipërisë u shoqërua me vrasje në masë të luftëtarëve kosovarë dhe me masakrimin e me shpërnguljen e popullsisë. Qëllimi i Beogradit ishte që “Serbia të bëhej shtet i pastër, thjesht serb, nacional”. Proklamatave të mbretit të Serbisë, për barazinë e shqiptarëve me serbët në shtetin e Serbisë, ua zunë vendin pas fillimit të luftës urdhrat për shfarosjen e shqiptarëve. Gjeneralët serbë pranonin haptazi atëherë se “ne i linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm ç'qenë shqiptarë”. Deviza e ushtrisë serbe ishte: “Të shfarosim shqiptarët!”.Kudo që shkelën, në fshatrat e qytetet e Kosovës dhe të të gjithë Shqipërisë, serbët mbollën vdekje e shkatërrime. Vetëm në dy muajt e parë të luftës, në tetor-nëntor 1912, u vranë 25 000 shqiptarë. Vrasja e shqiptarëve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, që kishte urdhëruar “të mos lihej asnjë gjurmë shqiptare në ato vise”. Qytete të tëra, si Prishtina, Vuçiterna, Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu nënshtruan shkatërrimeve. Fshatrat përreth këtyre qyteteve u bënë shkrumb e hi, ndërsa banorët e tyre, pa kursyer as gratë, pleqtë e fëmijët, u vranë ose u dogjën të gjallë, në zjarrin e shtëpive të tyre. Ushtria malazeze plaçkiti Gjakovën dhe dogji pazarin e saj. Sikurse pohonte sekretari i N. Pashiçit, në rrugën midis Prizrenit dhe Pejës kishte vetëm fshatra të djegura, ndërsa banorët e tyre ishin masakruar. Në Pejë vriteshin çdo ditë 25 shqiptarë. Pasi shtypën qëndresën e 2 000 lumjanëve, serbët, në tetor 1912, masakruan popullsinë e Lumës, 700 veta, duke përfshirë pleqtë, gratë, fëmijët e madje edhe ata të sapo lindur që u therrën ose u dogjën të gjallë në shtëpitë e tyre, dogjën e rrafshuan me tokën thuajse të gjitha fshatrat e Lumës. Fshati Nishor, në veriperëndim të Prizrenit u rënua nga goditjet e artilerisë, ndërsa popullsia u masakrua, u vranë gjithë burrat. Bashkëkohësit shkruanin se në fshatra të tëra të Kosovës nuk mbeti i gjallë asnjë njeri. Në territorin midis Kumanovës e Shkupit, sipas njoftimeve të shtypit të kohës, u vranë 3 000 veta, nga të cilët 2 000 në rrethin e Shkupit. Terrorit të paparë iu nënshtrua edhe popullsia e qytetit të Shkupit. Çdo ditë oficerët serbë organizonin ekspedita në fshatrat rreth Shkupit për të terrorizuar dhe për të masakruar fshatarët. Mijëra njërëz të pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar të gjenin shpëtim në Shkup. Por edhe këtu i priste vdekja nga ushtarët serbë ose nga uria. Masakra të mëdha u bënë në Malin e Zi të Shkupit, ku u dogjën 29 fshatra shqiptare. Pas pushtimit të Ferizajt, u vranë këtu 1 200 veta.Gjatë kësaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarëve u arrestuan në rrethet e Shkupit, në muajin nëntor, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udhëheqës të tjerë të lëvizjes shqiptare, të cilët, meqë nuk pranuan të nënshkruanin deklaratat e besnikërisë ndaj Serbisë, u hodhën në burgjet e Beogradit, ku u mbajtën deri më 16 maj 1913.Pushtimi i Kosovës u shoqërua me shpërngulje në masë të popullsisë shqiptare nga trojet e tyre amtare. Vetëm në periudhën e Luftës së Parë Ballkanike u shpërngulën nga vise të ndryshme të vilajetit të Kosovës rreth 150 000 shqiptarë.

Lidhja e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (Shqiptare te asimiluar). Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
Lidhja u formua pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili iu kishte dhënë tokat shqiptare Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë pas Luftës ruso-turke të vitevete ashtuquajtur Kriza Lindore 1877-1888. Prijësit shqiptarë nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan në një qendër të Vilajetit të Kosovës që sot gjendet në Maqedoni, për të diskutuar rezistencën. Italia përkrahu një komitet italo-shqiptar për të zgjeruar nacionalizmin shqiptarë dhe fituar aleatë në Ballkan, kurse Porta e Lartë bëri të njëjtën me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll1877. Anëtarët e Komitetit ishin Sulejman Vokshi, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, dhe Abdyl Frashëri. Manifesti i këtij komiteti u bë statusi i Lidhjes.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mendua si një organizatë politiko-ushtarake që do ti ndihmonte shqiptarët për të fituar përkrahje ndërkombëtare, megjithëse së pari si regjion autonom. Traktati i Shën Stefanit u zëvendësua nga Traktati i Berlinit pas ndërhyrjes së Austro-Hungarisë dhe Britanisë. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjëve Ballkanikë.
Në korrik 1878, bordi 60 anëtarësh i Lidhjes, i udhëhequr nga Abdyl Frashëri, iu dërgoj një letër Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, duke kërkuar zgjidhjen e çështjeve shqiptare pas luftës Ruso-Turke. Memorandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu japi tokat shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi. Lidhja brengosej se shqiptarët do të humbnin edhe Epirin ndaj Greqisë, prandaj edhe organizuan rezistencë të armatosur në Janinë, Guci, Shkodër dhe Prizren.
Rezistenca ishte e fuqishme sa për të ndryshuar kufijtë e vendosur nga Forcat e Mëdha dhe për të kthyer disa prej tokave të humbura, megjithëse disa toka iu dorëzuan prapë se prapë Greqisë më 1881.
Lidhja e Prizreni kishte 16.000 anëtarë të armatosur nën kontroll të cilat ia kthyen armët forcave të Sulltanit të Perandorisë Osmane pas nënshtrimit të saj në Kongresin e Berlinit dhe urdhrit të saj për shpërbërjen e Lidhjes nga frika se shqiptarët do të kërkoni pavarësi të plot. Forcat shqiptare arritën të vrasin Mehmet Ali pashën (tek shqiptarët i njohur si Maxhar Pasha) në Gjakovë në gusht 1878. Lidhja morri kontrollin nga forcat e sulltanit në qytetet e Vushtrrisë, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, dhe Gjakovës. Lidhja hodhi poshtë autoritetin e sulltanit dhe kërkoj ndarje të plotë nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane dërgoj prapë 15 batalione të rregullta osmane në krye me Dervish Pashën (Ahmet Muhtar Pasha), të cilat u stacionuan në Pejë, Gjakovë dhe Prizren në prill të 1881-ës. Më këtë ai i kishte shkëputur furnizimin frontit në Plavë e Guci. Pasi që forcat osmane nuk dëshironin të i ndihmonin malazezët më shumë edhe përkundër presionit të Rusisë, forcat e lidhjes mbesin të pa furnizuara në front kundrejt forcave malazeze.
Themelim i Lidhjes me 10 qershor 1878
Një nga çështjet kryesore, që u shtrua gjatë pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të krahinave të vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët radikalë, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurë për formimin e saj udhëheqësit politikë vendosën të shfrytëzonin traditën e lashtë shqiptare. Sipas kësaj tradite, sa herë që vendin e kërcënonte rreziku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin në një kuvend të jashtëzakonshëm, i cili formonte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose lidhjen e përgjithshme. Ekzistenca, në pranverën e vitit 1878, e besëlidhjeve lokale ose e komisioneve të vetëmbrojtjes, e lehtësonte punën e udhëheqësve politikë. Duhej vetëm thirrja e kuvendit të përgjithshëm dhe organizimi me sukses i punimeve të tij. Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit. Por, për të mos shkaktuar reagimin e hapur të organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe më parë, në rrethanat e fshehtësisë së plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut. Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare të moderuara, Ali bej Gucia (më vonë: Ali pashë Gucia), pronar i madh tokash dhe kundërshtar i vjetër i Tanzimatit e i Traktatit të Shën-Stefanit. Lëvizja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar u gjallërua në kulm gjatë gjysmës së dytë të majit. Sapo u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e të katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për të zgjedhur delegatët që do të niseshin për në Prizren. Nga viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegat për në Prizren asnjë nga elementët sulltanistë. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osmanë, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin në mënyrë të përzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarë të islamizuar), të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë e bejlerë sulltanistë. E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur. Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri i saktë i atyre që u ndodhën të pranishëm në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes. Njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës. Ishin këta përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë e agallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës, bajraktarë e malësorë. Kishte personalitete të shquara politike të së kaluarës, por edhe emra të rinj që po hynin në jetën politike të vendit, figura që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit ose që kishin luftuar prej kohësh kundër ushtrive të monarkive fqinje ballkanike. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm njihen : Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj. Në Prizren kishin ardhur gjithashtu delegatë disa feudalë sllavë e sulltanistë nga viset e Bosnjë-Hercegovinës. Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet në ditën e caktuar, me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i Përgjithshëm i zhvilloi punimet në një nga sallat e medresesë së ndërtuar në shek. XVII nga Mehmet Pasha ; kjo ndërtesë ndodhet pranë xhamisë ose Bajrak-Xhamisë, siç quhej nga qytetarët prizrenas. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra (Qoku)?. Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendimi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë. Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me këmbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të formonte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar. Ndryshe nga këta, delegatët, që i takonin krahut sulltanist, u përpoqën që organizata që do të themelohej të kishte një karakter islamik e jo kombëtar shqiptar dhe t’ia nënshtronin atë interesave të Stambollit. Në ditën e parë të punimeve në Kuvend folën delegatë të të gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet që u mbajtën në këtë ditë ruhet vetëm një fragment i fjalës së Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë (i vilajetit të Janinës). Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. Fjalimi i Abdyl Frashërit la përshtypje brenda dhe jashtë sallës. Delegatëve të grupimit atdhetar, iu desh të përballeshin në Kuvend si me qëndrimet e dëmshme të qarqeve sulltaniste, ashtu edhe me trysninë e autoriteve qeveritare osmane, të përfaqësuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, që ishte i pranishën në këtë tubim. Të dyja këto forca u përpoqën të pengonin bashkimin e shqiptarëve në një lidhje kombëtare. Megjithatë, Kuvendi i Prizrenit e përmbushi misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ishte vendimi për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje (Ittifaku), me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit. Po atë ditë Kuvendi Kombëtar miratoi tekstin e një proteste, drejtuar Kongresit të Berlinit, me anën e së cilës ngrihej zëri kundër shkëputjes së krahinave shqiptare në favor të shteteve fqinje. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfaqësuar në Kuvendin e Prizrenit. Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar. Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pashë Dibra. Për të ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i përbërë nga tri komisione, secili me një përgjegjës të veçantë: komisioni i punëve të jashtme (Abdyl Frashëri), komisioni i punëve të brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i të ardhurave financiare (Sulejman Vokshi). Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin një fitore tjetër që korrën forcat atdhetare, pasi me anën e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëri të një pushteti të veçuar nga ai i Portës së Lartë. Kjo fitore u përforcua me caktimin në krye të organeve të larta të personaliteteve që militonin në Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi), ose që u takonin qarqeve të moderuara (Iljaz pashë Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Për fitoren e plotë të krahut patriotik nuk mbetej tjetër hap, veçse pajisja e besëlidhjes me një statut ose kanun, siç quhej në atë kohë, të ndërtuar mbi platformën rilindëse.

Emri i Zotit


Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!
Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di
Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt.

Anes Lumenjeve


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë
,Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt,
pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Shpell e Dragobise


Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur' i lirisë.
Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti,
Se s'tronditej nga tërrmeti,
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell' e Dragobisë,
Yll i rrall' i burrërisë.
Thon' u-shtri e thon' u-vra,
Po ti s'vdiqe, or Baba,
As te shkëmb' i Dragobisë,
As te zëmr' e Djalërisë.
As je vrar' e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë,
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë,
Për çlirimn' e Shqipërisë,
Katakomb' e Dragobisë.