amir

amir

Monday, October 12, 2009

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor 1961 në Mushtisht të Therandës. Mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë.Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975.Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare.Viti 1978 është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën.Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku.Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte. Në vazhdim do ti cekim disa koncerte.Në korrik të 1979-ës në Shtëpinë Edukuese në Lypjan. Në Prishtinë mbahet i dyti.Me 4 - 6 dhjetor 1979 pjesëmarrja në RFBK në Drenas (Diplomë). Në dhjetor të vitit 1979 në Therandë (IGK “Ballkan”)Pas një pauze vazhdon seria e koncerteve.Me 20 qershor 1980 në Therandë.Me 25 qershor 1980 në fshatin Keqekollë të Malësisë së Gollakut. Interesimi ishte shumë i madh, kishin ardhur burra, gra e fëmijë. Detyrohemi t’i mbajmë dy koncerte. Shkurta e këndon këngën “Moj ushtria popullore”, këngë për Ushtrinë Popullore të Shqipërisë. Një polic insiston duke u lutur që ta përsërisë, ndërsa Shkurta tha: “Po si jo, pasi ka edhe policë që e duan Ushtrinë tonë! Me gjithë qejf”.Me 26 qershor 1980 u dha koncert në vendlindje - Mushtisht. Salla ishte e vogël për të gjithë të interesuarit.Me 1 korrik 1980 në Besianë. Populli i Llapit e kishte mbushur sheshin para Shtëpisë së Kulturës. U mbajtën dy koncerte.Me 7 korrik 1980 në Bllacë të Therandës.Po ashtu me 7 korrik 1980 në Ferizaj, mbahen dy koncerte. Arsyet dihen.Në këtë kohë krijohet idhull Shkurte Fejza.Me 14 korrik koncert në palestrën e sporteve në Gjilan.Me 21 korrik 1980 në Rogoçicë të Dardanës.Me 25 korrik 1980 dy koncerte në Artanë (Novobërdë).Me 26 korrik në Gjakovë, në palestrën e sporteve në qytetin ku me shekuj kultivohej kënga popullore. Një pritje madhështore.Pastaj, sërish koncerte në Kishnicë. Me 6 shtator 1980 në Dragash dhe Brodosanë, me 8 shtator 1980 në Prizren, me 15 shtator 1980 dhe Kastriot (Obiliq) me 21 tetor 1980.Me 11 tetor 1980 në kryeqytet, në qytetin e studentëve, aty ku ishte grumbulluar e gjithë energjia e rinisë në një kundërshtim të një sistemi. Një atmosferë e tillë nuk mbahej mend se ishte krijuar ndonjëherë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë qenë dhe vetëm ata që kanë qenë aty mund ta përshkruajnë si ka qenë. U krijuan aso rrethanash sa që, me intervenimin e policisë, u dashtë të ndërpritet koncerti pak para përfundimit.Me 5 dhjetor 1980 koncert për bashkatdhetarët në Therandë.Me 10 dhjetor 1980 në Klinë.Me kërkesën e një grupi studentësh të Fakultetit të Bujqësisë, për herë të parë do të këndojë në një program, tip restoranti. Ishte kjo brucoshiada e këtij fakulteti. Këta studentë (Riza Demaj etj.) do ta nisin demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Qytetin e Minatorëve, në Mitrovicë.Gjatë viteve 1981-1983 Shkurte Fejza detyrohet të bëjë pauzë sepse kënga e saj ishte e ndaluar.Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Qohi djema shaloni atin”, “Valizake, o ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj.Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpruar nga një padrejtësi aq e hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishte shlyer më vonë edhe vetë këngën fituese.Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte koncerte. Gjatë vitit 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Në koncertin e Shkupit (Salla e sporteve - Kale) para mijëra pjesëmarrësve ngjitet në skenë një plak me mjekër dhe flokë të thinjura (Çulea Milea më duket) dhe në mikrofon thotë: “Jam nga Rijeka, jetoj në Shkup si avokat. Jam adhurues i Shkurte Fejzës, i këtij zëri të artë dhe ma kujton një të vetmin zë - si ky që e kam dëgjuar para 50 viteve si student në Romë”.Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë, por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte) ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe Tuinit buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj fillon Tetova me rrethinë e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo ishte e papranueshme dhe ndërmori masa.Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi që turma ishte shumë e madhe vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë. Në këtë kohë Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produkcionin e kasetave në Prishtinë. Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e albumit, “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa” (1988).Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit. Fundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990 sjellë në ditë Albumin me titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i të gjitha kohëve. Albumin e editon Produkcioni Muzikor Kosovafonia (firmë private).Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të organizuar nga Shoqata “Nëna Tereze”.Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”. Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi tjetër “Mbahu nëno mos ke frikë” dhe prapë hiti i madhë me të njëjtin emër. Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot”.Viti 1991 në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”, ndërsa kasetat detyrohemi t’i shumëzojmë në Sarajevë sepse fabrikën e kasetave të RTP-së e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Pasiqë edhe origjinali ishte ishte konfiskuar detyrohemi që edhe një herë të përgatitet i tërë materiali me orkestër dhe e bëjmë regjistrimin e programit në Dyseldorf të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992.Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta i përgjigjet pozitivisht dmth. e tere turneja neper tere Kroacine pa asnje kompenzim. Zoti e di se a janë destinuar ato mjete për atë qëllim për çka kemi shkuar. Ishte turne e gjatë prej Osijekut, Zagrebit, Pulës, Rijekës, Zarës e Splitit deri sa nuk na zuri lufta atje.Në vitin 1992, në bashkpunim me shqiparë në Gjermani organizon koncerte nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndahen arsimtarëve përmes LASH-it në Kosovë 41.500 DM. Në vitin 1992, Shkurta shkon për herë të pare në Shqiperi. Këtu regjistron këngën mbi rrugëtimin e parë në Shqipëri Kam një lot m’pikon si arSe ndër shekuj jam shqiptarE kur malet mi mbuloj boraPër atdhe këngës ia moraM’rreh si zemër qifteliaËshtë Kosova është ShqiperiaËshtë një qiell që na bashkonE një djep që na burrnonËshtë një gjuhë qe flasim tanëE një tokë që e thrrasim nanë. Dhe pastaj e pershkruan rrugen keshtu: Rruges sime per Shqipni m’ka percjell ai Drin i zi Dhe u nisa per me ardhe porsi vala e Drinit te bardhe.Në bashkëpunim me të ndjerin Pjetër Gaci dhe Zef Çoba, e realizon edhe albumin me titull albumin “Kam një lot m’pikon si ar”.Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqiperise, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.Në vitin 1995 e regjistron këngën kushtuar mërgimtarit “Çka ka zogu që po qan” por në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e titullon “Vdekje s’ka” sepse sa do që ligështohemi nuk e pranojmë vdekjen dhe nënshtrimin.Në vitin 1996, me Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20 vjet për ju”.Viti 1997 sjell albumin” E kam emrin Kosovar”.Me 1998 e editon albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit edhe albumin tjetër me Sh.Behlulin “Këngë e lot”.Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete.Në vitin 2000 albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”.Në vitin 2001 në festivalin e organizuar ne Shtutgart, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire nga Kosova, juria profesionale në përbërje: Fahri Beqiri, Engjëll Berisha dhe Andrea Gajda ia ndajnë vendin e parë Shkurtes. Më në fund një juri vendos e lirë pa presione!Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”.Gjatë viteve 2000 - 2004 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuar si dhe disa video programe.Prej vitit 1992 gjer më tani nëpër shumë qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Anglisë, Italisë, Kanadasë dhe SHBA-së, Shkurte Fejza shfaq me mijëra koncerte.2005. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”.Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët: - Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim LumiNë këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve:- Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj. Por, më së shumti edhe poezitë e rilindësve tanë Gjergj Fishta, Naim Frashëri etj.