amir

amir

Sunday, October 11, 2009

Xhevair Spahiu

Në pesëmijëvjeçarin e Shqipërisë, u lind poeti Xhevahir Spahiu. Ai u lind më 1 mars 1945 në Malind të Skraparit. Xhevahiri është njëri nga poetët më të fuqishëm të letërsisë sonë. Ai në të gjitha krijimet e tij fjalën e merr nga zemra. Poezia e Xhevahirit, është e thellë dhe e prushtë. Arti i tij spikat në të gjitha trajtat.Të gjitha poezitë e tij janë florire arti. Në krijimet e tij kudo reflekton gjaku i kohës sonë. / Dheu im, mos më zezo / mos u kthe n´shushamë / të kam mbajtur / mbamë ?/ …këto dhe mija vargje të tjera janë fuqia e poetit, iliriotet e tija të bukura./Athosi lan këmbët në det/ Tomorri lan sytë/ I dyti është i pari / I pari është i dyti/…janë këto vargjet më kuptimplote të një poeti gjigand, me përmasë planetare.Letërsia artistike shqipe me Xhevahirin është më e thellë, më e gjerë, më e bukur. Xhefahiri u takon poetëve të fuqishëm të kohës sonë./Më ka marrë malli për fytyra të njohura / Ku i zë dita ? / Ku i zë nata ? / pyet poeti . Vullkani i quajtur Xhevahir Spahiu, nuk e ka hallin s´I do të vdes, as si e si…por,..kë do ta pres nën pemë…çfarë të bëj me një mollë të pashkundur !..Gjenia poetin e lejon çfarë të dojë. Unë e njoh mikun tim poet, ai është pushuar nga të gjithë të padehurit e kësaj bote, sepse, muza, Xhevahirin e shpie tek vetja, në më të ashpren e Pegasit. Betejat e poetit në sheshin e l e t r ë s së bardhë nuk rreshtin kurrë S´kam ku të iki thotë poeti, tek fjala jam lind, dhe tek fjala më gjeni. Ç´të bëj me këtë natë jetëshkurtër. Lufta e të kundërtave është beteja jonë. Si t´i përgjigjem trishtimit,një dite të jetuar.Pyetjet janë të panumërta./ Në puthjen e së djelës/ ka edhe të djele të tjera / të moçme sa vetë jeta e njeriut. Xhevahir Spahiu i takon katërshit të poetëve të mëdhenj, Arapit, Zhitit, Konushevcit, Aliajt. Të gjithë reflektojnë me artin e tyre të fuqishëm. Fuqia e poezisë së tij është tek e natyrshmja, tek e ashpëra e së bukurës. Nuk ka dashuri për të gjithë njësoj, lexoj në mes të vargjeve të poetit. ajo që është, është këtu, në shpirtin e këtyre njerëzve./ Më thuaj xhaxha/ a janë gjallë lisat/ apo kanë shkuar edhe ata refugjatë?/…/ Xhaxha, shko edhe njëherë nga varret e më thuaj / ç´bë gjyshja nën dhe / … xhaxha, flas me ty si me një këngë të vjetër /…E çuditshme…/ tri kafshë / mbi katër rrota / m´gëlltitën sytë /…poezia e Xhevahirit është poezi atomike, e fuqishmja e tij shtëpi e ka në materjen, e krejt brenda saj, fuqinë goditëse të fjalës. Identiteti poetik i Xhevahirit është i njëjtë me jetën e shqiptarit. / pyet bari / çdo të thotë jetë / pyet i vrari / hyj a dal n´mesjetë /, vargjet e Xhevahirit janë shpërthyese, me plot figura e metafora. Krijimtaria e tij është tokësore dhe kozmike. Poet me përmasa të mëdha. Bota shqiptare thotë poeti është e vockël në dukje po 50 shekuj jetë ka brenda. Eseja nuk më lë të shkëputem; në jetën e një dite, memzi e ruaj mëngjesin dhe mbrëmjen , se mesdita më ikën me yryshe të tjera. Xhevahiri është poet i mendimit të lartë të fjalës, i cili vazhdimisht shikon, dëgjon, ëndërron, dyshon, preket nga mendimet e tij dhe frymëzimet e pashpërthyera. Xhevahiri është i afërm i gjithë poetëve.Në orën më të heshtur të natës, ai i flet muzës, dhe gjelbëron pemën e jetës. Në sheshin e letrës së bardhë, Xhevahiri përherë është në betejat e tij prej poeti, filosofi e mendimtari. / pemë e çuditshme trupi im / /Shushurijnë shelgjet në fushë / mërmërijnë mizat në mriz…Unë i shoh të gjitha në vargjet e mia, edhe pagjumësinë e të vrarit, edhe pagjumësinë e diamantit./ Deti më pranon…siç më pranon gruaja / Gruaja më pranon si çmë pranon deti / faleminderit grua…/ këto dhe mija vargje të tjera lapidare të poetit, janë shpërthime të pak shpërthimeve. Jo vetëm ditët me shi, po edhe ditët e bukura kanë qenë të hidhura për ne, i tillë ishte fati ynë. Poezinë e Xhevahirit e lexoj me pasion. Në çdo lexim unë gjejë thëllimat poetike, vargjet më me ngjyra të tij. Shqipëria e Xhevahir Spahiut është e bukur, dhe e papushtuar. Poezia e tij e tëra është shpërthim, dhimbje, përqafim. Fjala e tij e pastërt e kullon edhe diellin. Në Krijimtarinë poetike të Xhevahir Spahiut, plot poezi janë maja të letërsisë. Interpretemi poetik, Ullinjtë, Fjalë të gjelbra, Raport lufte, Tek rrënja e fjalës, Poetët e gjakut tim,Vdekja perendive e të tjera ,janë lidhjet e poetit me muzën, me kohën, me kozmosin. / M´i muarën shokët, zyrat, aeroportet, / të tjera fytyra e kanë zënë vendin tim … / në këtë marramendje harrimi / rrallë e më rrallë piqemi…Këtë ese të shkurtër për Xhevahirin po e mbylli me urimin, ji i përjetshëm në poezinë shqipe

No comments:

Post a Comment