1. Rrjedhoja e luftës dhe të pushtimit osman
Lufta njëshekullore e ushtrive osmane për pushtimin e tokave shqiptarë (fundi i shek. XV) dhe vendosja në to e sundimit osman sollën rrjedhoja të rënda si në jetën ekonomike, shoqërore e politike, ashtu edhe në atë fetare e kulture të shqiptarëve.
Vershimet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqëruan më vrasjen e shumë njerëzve, dhe me rrënime e grabitje masive të pasurisë. Shqipëria pësoi kështu dëme të pallogarritshme njerëzore dhe materiale, pasojat e të cilave do të ndiheshin për një kohë të gjatë. U godit rëndë veçanërisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan. Qytetet shqiptarë dikur të përparuara për kohën morën tiparet e fshatit. U shkatrruan në themel strukturat organizative të qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorëve të tyre u shua jeta kulturore që kishte qenë aq e zhvilluar në to. Edhe fshati u dëmtua rëndë. Perveç dëmeve të bujqësisë e të blektorisë shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesën më aktive të banorëve të fshatit. U dobësuan shumë lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik. Pushtimi osman i dha fund jetës së pavarur politike e shtetërore të shqiptarëve që ishte arritja më e rëndësishme në gjithë historinë e deriatëhershme të tyre dhe që kishte ndikuar fuqishëm në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Ndryshimet që ndodhën në fushën e pronësisë përcaktuan prapambetjen e thellë ekonomike të Shqipërisë gjatë shekujve të sundimit osman. Sundimi osman shkatërroi formën e përparuar të pronës feudale mbi tokën, të bazuar mbi të drejtën e pakufizuar të shitblerjes së saj. Ai shkatërroi pronën e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti më dhunë për shekuj të tërë sistemin e timarit, një formë e kapërcyer e pronës feudale ushtarake që përcaktoi prapambetjen e gjithanshme të vendit. Duhej të kalonin shekuj në Shqipëri që të rishfaqej prona e madhe feudale (çifligu), ndërkohë që në Evropën Perëndimore do të zhvillohej prona kapitaliste. 2. Rëndësia luftës antiosmane Lufta njëshekullore e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, veçanerisht epopeja e tyre legjendare, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot - Skënderbeut përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëare. Ajo mbrojti lirinë një pjesë të madhe të viseve shqiptarë për dekada të tëra dhe frymëzoi banorët e viseve të paçliruara të vazhdonin me kurajo luftën për dëbimin e pushtuesve të huaj. Ajo pati gjithashtu një varg rrjedhojash shumë të rëndësishme për historine tonë kombëtare. Lufta kundër pushtuesve osman u zhvillua nën një udhëheqje të vetme, të Skënderbeut, dhe në të morën pjesë aktive të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishëm në kompaktësimin e shqiptarëve dhe në forcimin e unitetit kombëtar të tyre, kudo që ata banonin, duke përfshirë edhe banorët e viseve të largëta që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Dëshmi e gjallë për këtë jane legjendat, tregimet, e këngët popullore për figurën e heroit, të cilat ruhen ende te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë të të gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtë atdheut si tek Arbëreshët e Italisë. Forcimi i unitetit kombëtar në luftën kundër pushtuesve të huaj, bëri të mundur që për herë të parë të përfshiheshin në një shtet të vetëm, në atë të Skënderbeut, të gjitha principatat e viseve të lira Shqiptare, jo nëpërmjet luftës së konflikteve të armatosura, por nëpërmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi një traditë të rëndësishme të jetës shtetërore shqiptare, e cila u mbajt gjallë nën kujdesin e shqiptarëve dhe u propagandua gjatë shekujve pasardhës. Lufta kundër pushtimit osman kaliti guximin, trimërinë dhe heroizmin masiv të shqiptarëve të cilët bënë tipare dalluese të tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjën kombëtare të shqiptarëve. Ajo u shndërrua në simbol krenarie për të kaluarën e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershëm frymëzimi për bashkimin e shqiptarëve në luftën për rifitimin e lirisë dhe në përpjekjet e tyre për formimin e shtetit kombëtar. Lufta shqiptarë kundër pushtuesve osmanë pati rëndësi të veçantë edhe në rafshin ndërkombëtar. Duke gozhduar për dhjetra vjet me rradhë në tokat e shqiptarëve ushtrintë e Perandorisë Osmane, kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj, shqiptarët më luftën e tyre u bënë një barrierë e fuqishme që penguan vërshimin osman në drejtim të Italisë, duke mbrojtur kështu lirinë e vendeve të Evropës Perëndimore dhe zhvillimin, përparimin e gjithanshëm të tyre. Kjo luftë e bëri të njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj më vendet Evropiane. Qëndresa antiosmane e shqiptarëve u vlerësua lart në opinionin bashkëkohor të Evropës, dhe u cilësua gjatë shekujve si shembull i luftës për liri, siç dëshmojnë dhjetra vepra shkencore dhe artistike, të botuara në gjuhë edhe në vende të ndryshme të botës, kushtuar figurës së Skënderbeut dhe luftës së udhëhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar të ngritura në sheshet e qyteteve evropiane. 3. Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barlecit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figuren e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV. Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barlecit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe. Nje vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqerinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtepisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”. 4. Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Pjesë leximi Marin Barleci dhe vepra e tij Për jetën e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit të viteve ‘50 të shekullit të XV në Shkodër, qytet me tradita arsimore për formimin e shkollimit të klerikëve katolik. Ai i përjetoi ngjarjet dramatike të vendlindjes së tij, Shkodrës, gjatë viteve ‘70 të shek. XV. Gjatë Rrethimit I-rë të të saj prej osmanëve, më 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshën për të rrëmbyer armët, kurse më 1478, gjatë Rrethimi të II-të të Shkodrës, ai u rreshtua përkrah luftëtarëve që më heroizëm mbronin qytetin e tyre. Me rënien e Shkodrës në duart e ushtrisë osmane, si shumë bashkëqytetarë, M. Barleci mori rrugën e mërgimit dhe u vendos në Itali. Këtu ai plotësoi shkollimin e vet, u bë njohës i thellë i letërsisë antike dhe i gjuhës latine dhe u shfaq si një intelektual humanist nga më të shquarit e kohës. Ai fiton titullin e lartë “Doktor shkencor i diturive teologjike dhe is së drejtës kanonike”. Që në fund të shekullit të XV Marin Barleci ishte një figurë e njohur në jetën e kishtare të Padovës dhe në atë mësimore shkencore të Universitetit të këtij qyteti. Nuk dihet më saktësi viti i vdekjes së M. Barlecit. Nëpërmjet të dhënave të tërthorta është aritur në perfundim së ai ka vdekur më 1512 ose më 1513. Vepra e parë e Marin Barlecit është “Rethimi i Shkodrës” e botuar në latinisht më 1504 në Venedik. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta, si dhe i pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, libri i kushtohet jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të II-të të Shkodrës më 1478. Deri në mesin e shek. XVII kjo vepër njohu 17 ribotime në gjuhë të ndryshme, si latinisht (5) dhe polonisht (1). Vepra që e ngriti figurën e M. Barlecit në piedestalin e Padovës është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, e shkruar latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-1510. Deri në mesin e shek. XVIII kjo vepër voluminoze njohu jo më pak se 21 ribotime në disa gjuhë të Evropës, si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe nëpërmjet një perkthimi të lirë dhe përshtatjeje edhe në frëngjisht (4), e anglisht (1). Vepra e fundit e M. Barlecit “Shkurtore e jetës së papëve dhe të perandorëve” u botua në Venedik, pas vdekjes së tij, më 1555. Veprat e M. Barlecit, jane frut i një pune të gjatë shumëvjeçare. për hartimin e tyre ai u mbështet në shënimet e kujtimet e veta, si dhe të pjesmarrësve dhe dëshmitarëve të tjerë në ngjarjet që rrëfen. Ky material autentik shumë i pasur u ka dhënë veprave të M.Barletit vlerën e burimeve historike të dorës së parë e të pazëvendesueshme. Dëshmitë që mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirëfilltë, M. Barleci i shoshiti, i plotesoi, dhe i zgjeroi më literaturën e kohës. Fryma Panegjerike, fjalimet që u vihen në gojë heronjve në veprat e Marin Barlecit janë karakteristike për historiografinë humaniste evropiane në përgjithësi dhe përbëjnë anën e dobët të saj. Por vlerat pozitive të veprave të M. Barlecit si burime historike janë shumë më të mëdha së dobësite e tyre. Ngjarjet politiko ushtarake të Shqipërisë në shek. XV, jetën e veprimtarinë e Skënderbeut, rrethimet e Shkodrës etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik. Megjitheate, në veprat e tij nuk mungojnë edhe shmangiet për të pasqyruar e për të treguar psikologjinë e botës shpirtërore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore të banuar prej shqiptarëve në Ballkan, veprimtarinë e tyre ekonomike etj. Krahas përshkrimit të potretit fizik e moral të Heroit tonë Kombëtar te “Historia e Skënderbeut” M. Barleci ka dhënë edhe një gravurë me potretin e tij. Padyshim ky potret paraqet karakteristikat e fytyrës së Skënderbeut, sepse vepra u hartua në bazë të kujtimeve të bashkëluftëtarëve të heroit dhe të pasardhësve të familjes së Kastriotëve. Dhimiter Frëngu (1443-1525) Lindi në qytetin e Drishtit më 1443 dhe u brumos gjatë heroizmit legjendar të Skënderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frengu u lidh ngushtë me heroin shqiptar dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli. Me pushtimin e Drishtit prej osmanëve më 1487, Dh. Frëngu emigroi në Itali. Ai u vendos në rajonin e Venedikut dhe për një periudhë të gjatë shërbeu si famullitar i nderuar në fshatin Braina, pranë qytetit Trevizo, deri më 1513, kur për arsye të moshës së shtyrë, ia la detyrën nipit të tij, Pal Engjëllit. Dhe Frëngu vdiq më 1525, në moshën 82 vjeçare. Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit. Kjo vepër e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes së tij, i nipi Pal Engjelli, e perkthehu italisht dhe e botoi atë më 1539. Deri më 1679 vepra e Dh. Frëngut njohu 18 botime italisht. Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua edhe në frëngjisht dhe në anglisht. Në krahasim me historine e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frengut u përhap shumë në itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj) , sepse ato ishin më të shkurtëra se vepra e parë. Te pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, u ruajt ndër breza vetëdija kombëtare, ndjenja e atdhedashurisë dhe deshira për t’u kthyher në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjestarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek.XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë
amir
Saturday, October 10, 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment