amir

amir

Monday, October 12, 2009

Adem Jashari

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së Heroi Adem Jashari - me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.
Ka ndodhur shpesh që njerëzit kanë lidhur do traktate të fshehtë midis jetës së tyre dhe vdekjes. Brenda këtij traktati janë dimensionuar jo vetëm fati i njeriut por edhe i trojeve që e lindën dhe i përkundën djepin. Më tej, ai ka ngarendur jo më nëpërmjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik në qëndër të shkulmeve të erërave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq në Protemete të kombit të vet. Olimpi i tij nuk ka asnjë të përbashkët me mitet e fqinjit tonë jugor. Ky mal mitik, më së shumti gjendet në zemrën e një burri a të një lisi, nëpër degë të të cilit duhmat e lirisë grishin shpendët ogurbardhë të vazhdimësisë së jetës. Shkruan Eugen SHEHUPrej Olimpit të shpirtit, Adem Jashari ka kundruar kurdoherë Drenicën martire, Kosovën kreshnike, kufijtë e rudhur etnikë, ashtu si fytyra e një gruaje të mbytur brengash. Drenica! Kjo vatër e ngrohtë e shqiptarizmës, kjo derë e çelur e burrërisë, ai kuvend emblematik për lirinë, ajo strehë e sigurtë e flamurit dhe shqiponjës brenda palëve të mëndafshta që gatitet të marrë rrugën nëpër furtuna. Drenica! Aty më së pari Kraleviq Marku, i turpëruar dhe munduar prej Musa Arbanasit, shekuj më parë, thërriste në ndihmë gorska vilat (zanat e malit) dhe ato nuk iu përgjigjën. Gorka vilat u trembeshin çiltas zanave shqiptare sepse këto të fundit, sipas besimit shqiptar të kryehershëm, ishin kurdoherë në ruatje të trimave që luftonin për të mbrojtur trojet amtare, prej pushtuesve të huaj.Drenica e Shotës dhe e Azemit, një shpërfillje e hapur ndaj Londrës së vitit 1913, një përballje e mundimshme ndaj dhunës dhe gjenocidit serb, përplasje tragjike fatesh njerëzore përmes kumbimit të këmbanave të ferrparajsës. Një çift yllor shqiptarësh, të cilët atëherë kur bashkëkombasit e tyre i thërriste vdekja (nisur ç`prej Beogradit) ata i përgjigjeshin jetës me jetën e tyre, i përgjigjeshin të ardhmes me pushkët, fishekët, trimërinë dhe më pas me pranverat e tyre. Drenica e Shaban Polluzhës një kështjellë gjaku dhe eshtrash, në detin e asaj murtaje të kuqe kur vëllau vriste vëllanë për hirë të disa dogmave ardhur prej Uraleve. Por kësaj radhe, gjëmimi i armëve të Polluzhës me burrat që e rrethonin, nuk do të ndante asesi në Beograd. Ato gjemime do të ngarendnin deri në dyert e kancelerive të Evropës, duke u shndruar në muzikë funebre jo vetëm për të ardhmen e shqiptarëve, por të krejt popujve ballkanikë, të cilët do të jetonin në terrin e gjatë të diktaturës komuniste.Çfat i madh për Drenicën, për ata male, livadhe dhe ujra që e rrethojnë! Ajo i kumtonte Evropës shpirtin e trazuar shqiptar, që nuk mund të regëtinte përmes kënetës e baltrave të regjimit totalitar, por që rrihte deri në çastin e mbramë për lirinë e amëshuar. Tek e mbramja, lashtësia dhe lavdia e Drenicës, është një pikë takimi e historisë së shqiptarëve, simbol recistence i pakontestueshëm në çdo kohë.10 vjet pas ciklonit Polluzha, më 28 nëndor të vitit 1955, në Prekaz të Drenicës, së bashku me të qarat e një foshnje, Drenica do të parandjente një tjetër kumt mesianik. Drenica dhe krejt trojet shqiptare, duket se përshkënditeshin nga lindja e djalit të tretë në kullën e Shaban Murat Jasharit. Ardhur vonë asaj mbrëmje në shtëpi,plaku trim Shaban duke kërkuar një rast sadopak të fshehtë për të kremtuar festën e të parëve të vet, 28 nëndorin ka thyer zakonin e burrit (nuk e shohin fëmijën e sapolindur) dhe ka mbështjellë djepin me flamurin kuqezi. S`ka munguar baca Shaban të verë edhe alltinë mbi flamur, duke shpallur në këtë mënyrë kredon e përjetshme të fisit të vet, luftën pa fund ndaj shkijve dei në agun e bardhë të lirisë. Kjo skenë madhore do të merrte udhën sakaq drejt eposit. Eposet shqiptarë kanë ligje tejet të rreptë për mesazhet që bartin dhe përcjellin.Ç`ka e rriti djalin Adem? Trishtimi i përhershëm për Kosovën e mbuluar në rroba të zeza robërie. Nderimi i madh për të parët e tij, të cilët e patën mbrojt me pushkë dhe jetë çdo pëllëmbë të Drenicës dhe tokës arbërore. Respekti për krejt ata breza që ndonëse provuan mbi supe makinën dhunuese të mizorive serbe, askurrë, edhe në çastet më të rëndë nuk e humbën besimin në ditën e bardhë që do të agonte. (Kreshnikët e dikurshëm betoheshin në diell, ndonëse ky ishte elemnt parapagan). Herët ai do të ndjente në rininë e vet, se e ndante një mur i madh prej mitit të egër serb, i cili justifikonte shfarosjen masive të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone. Herët ai do të mësonte prej të atit se trimëria e burrit nuk mund të filloj tek dera e fqinjit. Ndërsa nga e ëma, gruaja Zahide (derë bajraktari prej Gecajve të Llaushës) do të ndigjonte këngët e trimave, ato këngë që rridhnin së bashku me borërat dhe ujrat e Drenicës, drejt dhe në eposet trimërore shqiptare. Këto e rritën trimin Adem, siç rrisin furtunat shtatin e lisave.Herët, Adem Jashari e pati kuptuar se themelet e Jugosllavisë ishin ndërtuar mbi një keqkuptim dramatik të etnive dhe aspak mbi grehinën e një demokracie autentike apo shteti të së drejtës. Në mënyrë të qëllimshme për gati katër decenie me radhë një terror sistematik, një dhunë fizike dhe emocionale është ushtruar nga Beogradi, veçanërisht mbi shqiptarët etnikë. Një propagandë shumë aktive, do të thoja marramendëse, ka dashur kurdoherë të merrete në mbrojtje këtë genocid therës e tragjik, duke dashur të shmangë përgjegjësitë nacionale-kolektive të serbve. Mjerisht jo vetëm Jasharajt por krejt viset etnike të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare, e patën kuptuar si një doktrinë lehtësisht të perceptueshme se njeriu nuk mund të urrej askënd për shkak të një instikti të lindur, përkundrazi ka një shkallë urrejtje përmes së cilës ai patjetër duhet të kalojë. Mendoj të jetë kjo, ndër arsyet kryesore që pas çdo ngjarjeje luftarake për ndryshim të kufijve, opsioni më normal i serbëve të zbritur nga Uralet e largët, ishte “etnicko çistennje” (alias spastrim etnik) më ç`rast do të mund të “garantohej” struktura e ardhshme racore e gjallimit të kolonëve serbe, në tokat e pushkatuara me forcën e armëve.Në mënyrë të veçantë, në fillim të viteve 80-të të shekullit që lamë pas, atëherë kur në shtëpinë e madhe të Jasharajve në Prekaz nisën kuvendet e fshehtë se si mund të përballej me makinën ushtarake të Beogradit, kur aty mësynin bujtës ç`prej Mitrovice në Prizren, ç`prej Bujanovci në Karadak, bijtë e Kosovës martire patën shkuar në zgrip të dhimbjes shekullore. Për ta nuk kishte asnjë dyshim se Beogradi për të ripushtuar sërish “djepin” serb mesjetar, duhej jo vetëm të nëpërkëmbëte, poshtëronte e nënshronte popullatën joserbe, por tek e mbramja vlente t`i shfaroste krejt ata. Shqiptarët në këtë këndvështrim duhej medoemos të ishin të parët ngase luftrat e shekullit ishin dëshmi e “kokfortësisë” të tyre, ndërkaq sipas besimeve mjeranë të ortodoksizmit dhe dogmave fanatike të tij, popujt me fe islame duhet të shporreshin nga jugu i Ballkanit. Në këtë kontekst, dhuna e institucionalizuar e Beogradit, gjente strehë të sigurtë dhe përkrahje të kahershme nëpër kishat plot temjan të Moskës së kuqe.Kur Jasharajt, Lushtakët, Kodralitë apo Mehajt nisën të ideojnë lëvizjen ilegale në Drenicë, kur burrat e këtyre shtëpive përgatiteshin të mateshin me stuhitë serbe,në fillim të vitit 1986, Akademia e Shkencave serbe, nuk mungoi të hedhë në pazar të ideve famëkeqin Memorandum të së radhmes. Me një cinizëm si rrallëkund në historinë e shkencës, këta akdemikë patën dalë asaj kohe me idenë e kobshme (çka parashihte lumenj të tjerë gjaku) që serbët duhet të jetojnë në një vend unik dhe të vetëm. Me këtë akt të paprecedent në histroinë e marrëdhënieve midis etnive të ndryshme, ata parakuptonin faktin që kudo ku kishte qoftë edhe një grusht serbë, duhej patejtër me çdo mjet dhe mënyrë të zhdukeshin nga faqja e dheut fqinjët e tyre, anipse ata jetonin në trojet etnike të të parëve, anipse bëhej fjalë për egzistencën e vetë racës njerëzore.Ç`ka qënë nata e 30 dhejtorit 1991 në Prekaz? Asgjë më shumë se mundimi dhe shpresa e Beogradit për të sendërtuar hakmarrjen gjakatare ndaj shqiptarëve. Me qindra policë me uniformë ose të fshehtë, me dhjetra armë automatike, mortaja dhe topa rrethuan bijtë e Kosovës martire, me të vetmin qëllim për t`i vrarë ata, me të vetmin qëllim për t`i “trembur” të tjerët për të shuar qysh në lindje vullkanin epokal të lirisë sonë. Nxjerrin pushkë Mehajt, shënojnë mbi aradhën serbe Kodralitë ndërsa vëllezërit Rifat, Hamz dhe Adem, duke dalë prej kullavë lëshojnë piskamën: Po a duen me na rrëmbye te sotmen dhe të ardhmen o heeee! Zërat e tyre të përzjerë me krismat e armëve janë përlasur faqe më faqe të maleve të Drenicës. Nuk dihet me saktësi a kanë gjëmuar malet apo vetë historia e gurëve dhe drurëve, në asht të të cilëve, është ruajtur vetë klithma e lirisë. Kur liria klith, më parë se të zgjoj sy dhe shpirtra të fjetur, ajo depërton në kujtesën e kombit. Ç`prej 31 dhjetorit të vitit 1991, atëherë kur makina ushtarake serbe do të largohej e mundur prej Prekazit,në librat e policisë sekrete të Beogradit, do të shkruhej me të mëdha emri i Adem Jasharit.Ç`ka qënë vallë nata e 25 nëndorit 1997 për policinë e sekrete serbe? Përse ata i janë vërsulur kësaj radhe në mënyrë tinzare të ftohtë si vdekja, lagjes Binakaj të Vojnikut? Dhe ndërsa këta u afrohen lagjes dhe shtëpive të shqiptarëve, gurët dhe drurët, në memorien e tyre, në mënyrë të vetvetishme sjellin ndërmend një prej masakrave të Çeklicës, shekuj më parë, masakrë “e pastër” e ortodokzismit të egër ndaj myslimanëve. Ende sot, në eposin gojor mjeran të Serbisë këndohet e “famshmja” këngë kur Vojvoda Batriç i raporton peshkopit Danilo dhe abatit Stefan:“Myslimanët e Çeklicës na ikën,Kështu që prej tyre vramë pak,Por dogjëm vatrat e tyre,Çerdhe dervishësh dhe xhami turke,Bëmë me to një pirg të mallëkuar.Që të mbetet si shenjë për popullin.”Ndërsa në kullat e lagjes Binakaj dëgjohen krismat e para të pushkëve kriminale serbe, në luginën midis Llaushës dhe Rezallës së Re, burrat e armatosur prijnë pas Adem Jasharit. Vetëtima dhe stuhi nuk mund të mbrrinin dot më shpejt në shpatet edhe grykat e Vojnikut. Sërish ndizet e ashpër beteja dhe për policinë e fshetë serbe nuk është e vështirë të kuptohet se gjëmimi i armëve i shpërndarë tejendanë maleve të Drenicës është Adem Jashari, ai që përkrahu studentët e Prishtinës më 1981, ai që ngarendëte çdo 28 nëndor me flamur kuqezi në gjoks, ai që përball me eprorin e policisë serbe Rajkun gjatë demonstratave në Skënderaj, ai që e pat kthyer kullën e vet në simbol të vetëdijes nacionale për krejt drenicarët. Natyrisht, në rrjedhën e ngjarjeve, serbët asesi nuk mund të kishin rënë në befasi. Ata qenë përleshur gjatë këtyre anëve me Azem Galicën, ata patën humbur qindra ushtarë të tyre dhe çetnikë në pranverën e vitit 1945, në luftë kundër Shaban Polluzhës, tashmë do t`u duhej të luftonin kundër burrit të Prekazit Adem Jashari.Llogaritë e serbve në Vojnik nuk dalin. Ata tërhiqen sërish në mënyrë tinzare për të kryer dy ditë më vonë një prej akteve të shëmtuar dhe të mynxyrshëm, vrasjen e mësuesit të nderuar Halit Geci. Gjendja depresive në të cilën ndodhej policia e Beogradit, ërërat e forta të shovinizmit dhe të serbofobisë në disa mjedise paranojake, favorizonin radikalizimin dhe ekstremizmin serb. Kjo simetri mjerane për shpirtin dhe moralin e një kombi, duhej të flakej. Por atje ku nuk mbërrin dot fjala, atje ku mëria etnike urdhëron krime ndaj fqinjit, që vetëm fati ta solli aq pranë, atëherë fjalën e vet e thotë gryka e pushkës, e mbajtur sigurisht në duar trimash. Në 28 nëndor 1997, ndërsa varri i mësuesit të nderuar Halit Geci mbulohej me kurora lulesh nga gjithë Kosova martire, në funeralin e rastit shfaqeshin ushtarët dhe prijësit e parë të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Një simbolikë e çuditshme lidhte në këtë datë, ngritjen e flamurit në Krujë prej Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Vlorë prej Ismail Qemalit dhe pothuajse 85 vjet më pas, ky flamur qëndronte bri dëshmorit të rënë dhe të atyre burrave që mbartnin mbi supe përgjegjësinë e ardhmërisë së trojeve etnike kosovare.Pos simbolika e mësipërme, në mënyrë depërtuese do të nderej jo vetëm në rrafshe të datave tona kulmore, por edhe në ditlindje të zakonshme. Adem Jashari pat lindur pikërisht më 28 nëndor dhe i jati Shabani e pati mbështjellë me flamur kombëtar. Profecia e lënë disi në periferi të memories familjare, priste tani, në fundshekullin e trazuar të realizohej prej një numri shumë të madh njerëzish se kulla e Jasharajve. Drenica i kishte çuar sytë vetëtimthi tek ai burrë shtatlartë, me mustakë, me zemrën e madhe dhe sytë që ndriznin zjarre dashurie. Por këtë ndjenjë të atdhedashurisë së natyrshme, Beogradi në mënyrë krejt të qëllimshme e konfronton me fjalën terror, duke dashur të mbulojë varganin e krimeve të veta me gjethen biblike të lules. Ende sot pas kaq vitesh, shqiptarët në Kosovë duket se nuk e kanë harruar rënqethjen që kanë ndjerë pas deklaratës së Milosheviçit që : “Ata që në Jugosllavi, e mbështesin terrorin shqiptar, i japin një goditje serioze Serbisë dhe Jugosllavisë. Serbët dhe malazezët, nuk kanë mbetur vetëm këta të fundit. Çdo vatër në Serbi, është gati që nesër të niset për Kosovë. Sepse “shovinistët shqiptarë” e dijnë mirë siç e kanë pas ditur dhe më parë e duhet ta dijnë edhe në të ardhmen që nuk do të kenë dhe nuk do të pushtojnë kurrë, qoftë edhe një gisht të vetëm tokë serbe dhe sidomos as që do ta kenë e as që do të mund të pushtojnë Kosovën dhe Metohinë”.Totalitarizmi nacional-shovinist i urryer serb, çdo ditë e më shumë, nxirrte në shesh, etjen tragjike për gjak shqiptarësh. Gjak në Prishtinë e Skënderaj, gjak në Ferizaj e Pejë, të vrarë e të varrosur përmes hymnit kombëtar shqiptar në Drenicë, të masakruar në vise të tjera në afërsi të Maqedonisë shqiptare. Evropa e cila i ruante ende në memorie krimet e fashizmit po shihte jo pa vëmendje se komunizmi në agoni, ai që dikur qe predikuar si vëllazëri e miqësi e paskajshme, tanimë me metodat e dhunën e përdorur ndaj njerëzve, ia ka kaloka edhe fashizmit. Ky socializëm i dekompozuar u shfaqka plot gjak e kocka ashtu si në tragjeditë e lashta të Sofokliut, por kësaj radhe duke patur për skenë, Evropën e mikluar prej teorive perverse të kombit të kulluar serb, predikimet për vrasje, sadizmin dhe terrorin psikologjik të marrë si masë ndaj “terroristëve” shqiptarë, tek e mbramja, ricikloi edhe një herë (ndonëse tani në kushte më të pafavorshëm) shpërfilljen e saj ndaj kombit të vjetër të Ballkanit, i cili ndonëse u përgjysmua në shekuj, nuk iu nënshtrua asnjë lloj sundimi, përkundrazi ruajti, ngriti dhe lartësoi dinjitetin e vet kombëtar. Adem Jashari, padyshim, mund të merret si shëmbëlltyrë e kësaj rezistence në vise të Kosovës. Ai dhe burrat që e rrethonin në ato vite, duke i thënë “ndal” masakrave rituale në viset shqiptare, u thoshin “ndal” në të vërtetë hakmarrjes së verbër të saj, cinizmit antievropian, lëvizjes tejet të rrezikshme për t`u kapur pas miteve ndjellakeqës dhe jo pas realitetit që ofrojnë zhvillimet.Në ditët e para të marsit 1998, soldatska serbe kryen mizori në fshatrat Qirez dheLikoshan. Popullsia e pambrojtur e këtyre viseve u gjend në mënyrë të beftë nën shiun e predhave të automatikëve, mortajave dhe topave të kalibrit 75m/m. Por ajo gjendet e pambrojtur edhe ndaj opinionit evropian, i cili nuk ka kohë dhe mundësi të merret me kosovarët. Sa për Beogradin, aty edhe disa opozitarë të Milosheviçit, janë të zhytur këmbë e kokë në nacionalizmin famëkeq të Serbisë së Madhe, duke u shndrruar me dashje apo pa dashje në vegla të kësaj politike mjerane. Policia e fshehtë e Beogradit, ndjek lëvizjet e vullnetarëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe e bindur se Adem Jashari është simboli dhe shtylla kryesore e kësaj qëndrese shqiptare, ndërmerr hapin tjetër. Ajo kërkon të shuajë me zjarr dhe hekur jo vetëm qëndresën e burrit 42 vjeçar por krejt kullat e Jasharajve, duke dëshmuar se është njëherëzi pjellë e krimit dhe nënë e tij.5 maj i vitit 1998 do të vinte përmes një agu të mynxyrshëm në vise të Drenicës. Topa, mortaja, kallashnikovë, një arsenal i tërë metalik në përballje me kullat e Jasharajve në përballje me ata burra që mbartnin mbi supe peshën e Kosovës së robëruar. Elaboratet serbë, të ndjerë keq e më keq kundruall shpresës së shqiptarëve për pavarësi tashmë nisnin falangat e mëdha kriminale drejt kullave paqësore në Prekaz me synim se do të mund t`i prisnin udhën lirisë që ishte nisur. Nuk munguan as tanket dhe zhurma e tyre u parandje qysh larg Prekazit. Intuita e çuditshme malësore parapa lumenjtë e gjakut që kërkonin shtretërit e rinj të tyre, nëpër gryka të Drenicës. Burrat e Jasharajve mblidhen saora dhe mendojnë që pleqtë dhe fëmijët të largohen nga kulla. Baca Shaban nuk pranon. Gratë gjithashtu. Fëmijët kanë besim tek të parët e tyre. “Na kjoftë dit e hajrit “ mund të thotë Shaban Jashari dhe tok duart me djemtë. Ademi ajo shqipja e rëndë hypur në shkëmb, rregullon armët dhe jep porositë e rastit. Ka momente në jetën e njeriut kur ai e sheh me sy vdekjen, por e shpërfill atë. Ngase mund të vij kjo shpërfillje që i zbardh faqen burrit, atit, djalit apo nipit? Vështirë të depërtojë shkenca deri aty. Por sigurisht depërton ndjenja e thellë, e mrekullueshme, askurrë e vjetëruar e dashurisë për atdheun, kombin, të parët dhe pasardhësit e tu.Në orë të tëra në ato kulla përleshej jeta me vdekjen. Jetën e mbronin pushkët e Jasharajve, vdekje e donin shpura e Millosheviçit, e të çmendurit të mbramë të Evropës. Faiku dhe Aliu, Shabani dhe Halili, Isai dhe Beqiri, Sherifi dhe Nazmiu, vunë gjokset e tyre përballë soldatskës serbe, duke i rikthyer në kujtesën e gurëve të Drenicës, betejat emblematike të luftëtarëve kosovarë në vite. Adem Jashari, me trimërinë dhe guximin prometeik të tij, ishte shpresa dhe zemra e të gjithë luftërtarëve të tjerë. Policët e Beogradit ngarendinin pas blindave dhe botës së hekurt të armatimeve pasi patriotizmi i tyre ekstrem, ishte i përvetësuar nga përrallat e mitologjisë serbe, ndërsa Adem Jashari dhe familja e tij po i shndrronin kullat e tyre në Prekaz, në karakollet e parë të qëndresës shqiptare, të asaj qëndrese e cila lidhej me mijra fije, me vetë agzistencën dhe ardhmërinë e kombit tonë. 38 dëshmorë të Jasharajve flasin më mirë për këtë.Janë 38 varre pranë e pranë në Prekaz. Janë 38 monumente të asaj që quhet qëndresë kombëtare. Midis tyre ( duket se ende komandon , jep dashuri e shpresë) Adem Jashari, simboli i nderit, burrërisë dhe trimërisë së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Guximi me të cilin ky burrë priti aradhat e Milosheviçit në kullat e tij, shfaq një tjetër dimension të shqiptarëve në kapërcyell të shekullit të 20. Flijimi familjar, ky kapërcim elegjiak i dhimbjes njerëzore i kujtonte Evropës se thika serbe po shkonte në asht të shqiptarëve. Përmasa e re e përftuar në këtë rast, të jepte mundësinë të zbrisje shumë thellë, aty ku ndodhen ende sot, rrënjët e tragjedisë midis dy popujve ballkanikë. Me humbjen fizike të Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershëm shqiptar, humbi në shekullin që lamë pas, një ndër figurat e spikatura të identitetit të vet. Ndërsa liria dhe pavarësia e Kosovës vlen të shihet kurdoherë, si një rikthim i këtij burri në krejt jetën tonë. Prej vitesh, në bjeshkë, në oda trimash është artikuluar: Lum ai që rron pas vdekjes! Padyshim si një i tillë, Adem Jashari mbetet jo vetëm krenari e bjeshkëve tona por edhe pararendësi i qytetërimit të shqiptarëve.Legjendat kujtohen nga të dyja datat pafundësish,gjersa kombi frymon,ato data janë edhe kur zoti u jep jetën,por edhe kur mbyllin jetën,gjeneratat pasardhëse ushqehen me veprat e tyre./Bern-Zvicër/ 26 11 2005/F.F.
Zoti i shperblefte me parajsat me te larta Jasharat dhe gjithe deshmoret qe flijuan veten per te miren e atdheut, kombit e fese.Adem Jashari eshte nje nga heronjte me te medhenje ne historine shqiptare.jeta dhe vdekja e tij ishte pararendese e historise se lavdishme te UCK-ushtrise clirimtare te kosoves e pastaj edhe asaj ne presheve, medvegje dhe bujanoc dhe ushtrise clrimtare kombetare. figura e tille shpresoj, vendin e vet do ta gjeje ne shperblimet qe i ka premtuar Zoti per deshmoret, por vendin dhe meritedn duhet edhe tia japim edhe ne ne kete bote.pushka e tij ishte lajmerim per lirine e kosoves dhe hap deri ne bashkimin e trojeve shqiptare.Zoti na takofte ne ne parajsë me Adem, Hamez dhe gjithe dëshmorët. Amin

No comments:

Post a Comment