amir

amir

Sunday, October 11, 2009

Moikom Zeqa

Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese. Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai eshte shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale. Para dy ditesh, ne muzg me mori nje njeri i panjohur ne telefonin celular. "Jeni Moikom Zeqo?". Po, -iu pergjigja. "Eshte nje njeri i rrezuar perdhe ne asfalt, eshte duke vdekur. Me permendi emrin tend dhe numrin e celularit". "Ku ndodheni tani?". "Nje kafene prane kulles se Sahatit, ne qender". "Po vij, menjehere". U nisa me ngut, ne nje kafene e gjeta ate qytetarin i cili me telefonoi dhe prane tij Frederik Rreshpen te sfilitur, me nje zbehtesi te frikshme. Mesa duket, kishte pesuar nje atak, merrte fryme me veshtiresi, megjithate fliste ne menyre aq halucinative, me fraza shpesh pa lidhje, si ne jerm mitologjik. Kishte ardhur fill i vetem nga Shkodra ne Tirane ne mengjes. Mbante ne qafe te lidhur nje cante te vogel, ishte i perhumbur, vetem syte i shkelqenin. "Une kam gjetur stemen e arte te Princit te Spanave, Moikom - me tha". "Ti e di, qe kam patur dikur nje djale, nuk e kam marre vesh se ku eshte asnjehere. Edhe Loren, te vetmen femer qe kam dashur ne jete, ma kane rrembyer. Patjeter, qe kane vdekur. Nuk kam absolutisht asnje njeri. Cudi si nuk vdes edhe une. Do te shpetoja njehere e pergjithmone". I tronditur, e shihja mikun tim qe e njihja kaq mire. Hija e tij, levizte tani vetem ne viset e miteve, ku kinse kishte gjetur stemen e arte, fliste per nje femije qe s'e kishte patur kurre dhe per nje te dashur qe s'e kishte patur kurre. Vitet e fundit, vetedija e tij ishte e dyzuar, nuk orientohej me ne realitetin e perditshem, hynte dhe dilte nga mbreteria e fantazise, thoshte gjerat me te cuditshme dhe me te pabesueshme, me nje pikellim biblik, ngaterronte koherat, shpikte subjekte dhe ngjarje qe nuk kishin ndodhur, fliste per persona dhe personazhe te krijuar nga lenda e poezise, permendte cironken proverbiale te De Rades se vdekur, mendja e mjegulluar e tij megjithate ishte plot drit`. Nuk i sherbenin me fjalet me kuptimet e tyre te drejtperdrejta, bente nje metaforizim te skajshem te sendeve dhe universit. "Si mendon ti Moikom, jam gazetar apo poet?" - "Pa dyshim qe je poet". "Pse valle u largove nga Shkodra?" - "Une vete u nisa, para disa ditesh ne Shkoder" - "Pse u ktheve? Ku do te rrish ketu ne Tirane? Duhet patjeter te kthehesh ne Shkoder". Se bashku me qytetarin e panjohur (nuk e mesova emrin e tij), duke e mbajtur nga krahet gati pezull, ishte krejt i pafuqishem per te ecur, e cova ne nje hotel, i cili ishte i ngrohte, pagova hotelin dhe mora ne telefon nipin e tij Dashin, djalin e motres, Ciates. I thashe nipit qe te vinte ta merrte te nesermen ne mengjes sepse ishte ne nje gjendje kritike si asnjehere. Gjate ketyre viteve, e kam cuar Frederikun ne spital disa here, duke e shpetuar nga vdekja e sigurte. I kam bere te gjitha perpjekjet per ta ndihmuar, disa here e kam cuar ne azile, kam shkruar letra per kryeministrat, per Presidentet, per ministrat e Kultures qe t'i nxirrnin nje pension te vecante, gje qe ai e meritonte plotesisht. I rrenuar, pa para, tejet i semure, ai perjetoi ditet dhe netet e veshtira, per te vdekur ne mjerim. *** Ne mengjesin e 17 shkurtit, me merr Dashi, nipi i Frederikut dhe me thote: "Xhaxhi Moikom, Frederiku, daja, vdiq". Telefoni celular m'u duk si nje zog makaber. Befas, tere bota m'u duk si nje peme vigane me miliona zogj te tille celulare. Me ne fund, pasi kerkoi kaq me ngulm vdekjen, qe ishte paqja e vertete per te, Frederik Rreshpja, i mbylli syte, por jo qepallat e tij ne poezite e mrekullueshme qe ka per te gjithe ne. *** "Abiit, excessit, evasit, erupit" - (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshem per gradacionin e sinonimeve. Keshtu ndodhi me jeten e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte "amor sui" - (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk cau koken dhe e trajtoi me mosperfillje jeten e tij. Nje shperdorim i dhimbshem, nje mosperfillje mbreselenese. Jeta e tij e ngaterruar dhe e trazuar, gati nuk mund te pershkruhet. Megjithate, ai lindi krejt ndryshe nga te tjeret, sepse ai ishte krejt ndryshe nga te tjeret. Te gjithe shkruajne poezi, por ai ishte Poet. *** Bota eshte e mbushur me "actia mortalia" - (veprime, pune te njerezve te vdekshem). Miliona njerez nuk e kane shperdoruar jeten e tyre, nuk jane mberthyer nga kotesia, pra kane qene normale. Frederik Rreshpja, lindi per te qene nje perjashtim. Substanca e jetes se tij, nuk percaktohej nga frymemarrja, as nga veprimet e marrezishme, as nga normaliteti i zakonshem. Ai ishte njeriu me nje aparat ndjesish te pazakonte, ai dinte te krijonte nje poezi te pazakonte. Nga kjo pikepamje, ai ehste shume here me i rendesishem dhe shume here me i pazevendesueshem se te gjithe vdeketaret e zakonshem normale. *** Poezia e Frederik Rreshpes eshte skema e tij nevralgjike e pashlyeshme, qe dimensionohet ne heshtje, delikate dhe e sigurte, ne hapesiten panteonike te poezise dhe te artit shqiptar. Rreshpja ehste nje poet i lindur dhe jo nje poet i bere. Eshte shume e veshtire ta perkufizosh nje nje formulekete gje. Eshte e veshtire te flasesh dy fjale per njeriun dhe per poetin, per te cilin masmedia ka qene nje mit i paperfillshem dhe aspak miqesor, (jo per fajin e tij), sepse krijimi i vertete nuk kufizohet kurre "in medias res" dhe lavdia e rreme, eshte perhere periferike, ose alibia e mediokritetit. Ne kete kohe te sodomizuar nga politika, Rreshpja beri nje sfide elegante, duke hedhur bumeranget e tij magjike ne horizontet e figurave te kujteses, te anticipuar si metafore universale, per te na shpalosur ne kaleoidoskop imazhesh dhe plot ngrohtesi njerezore. Libri i tij poetik me i famshem "Erdhi ora te vdes perseri", nuk eshte aspak nje mall nekrofilik. Ai ne te vertete nuk ka patur asnjehere ndermend te vdese asnjehere seriozisht, por te ringjallet poetikisht dhe 1000 vdekjet e tij, te vulgaritetit te jetes se perditshme, t'i konvertoje ne nje kohe mitike, ne nje deshmi origjinale dhe te paimitueshme. Ai ka mundur ta realizoje kete thjeshtesisht, ndonese permes nje drame te brendshme perveluese, paradoksale te pafund. Kjo tregon kurajon e tij te madhe dhe nje dinjitet te vecante. Kjo te con tek ideja e patjetersueshme se ai nuk ka jetuar kot, se nuk mund te flitet per nje shperdorim te llahtarshem te jetes, ajo qe ishte e jashtme tek ai, nuk ishte asnjehere e brendshme. *** Frederik Rreshpja ka lindur ne 19 korrik 1940 ne Shkoder. Ne vendlindje ka kryer arsimin e mesem, pastaj ka punuar arsimtar ne fshatrat e Shkodres, pastaj nepunes, pergjegjes kulture etj. Poezite e para i ka botuar ne fillim te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ne vitin 1967, pati sukses te vecante me vellimin poetik "Rapsodi shqiptare". Eshte marre me publicistike dhe ese letrare. Per shume vjet, ka qene i burgosur per bindjet politike dhe jeta e tij ka qene shume e trazuar. Ne vitin 1991, ishte kryeredaktor i gazetes "ORA" si edhe kandidat per deputet. Nga viti 1992, ai ishte president i shtypshkronjes "Europa". Ka qene edhe drejtor i revistes kulturore-letrare "Europa" dhe i gazetes "Lajmi i mbremjes". Ne vitin 2000, ai ishte i rrenuar ekonomikisht. Nuk dihet se c'u be me pronesine e shtypshkronjes qe posedonte, ai fliste per mashtrime qe i kishin bere, ndonese une e kam ruajtur nje kopje te nje dokumenti te noterizuar qe ai ia jepte shtypshkronjen ne perdorim Sadat Brahjas, dhe ky i fundit ishte e detyruar t'i jepte 700 mije leke te vjetra ne muaj. Nuk di perse nuk funksionoi kjo marreveshje, Frederiku perjetoi Odisene e nje varferie te skajshme te mbetjes neper rruge, kjo pike duhet sqaruar mire, duhet te dale pergjegjesia e njerezve te cilet e cuan ne kete gjendje apokaliptike. *** Me Frederik Rreshpen jam njohur afro 40 vjet me pare. E kam ruajtur perhere miqesine me te, ndersa shume te tjere, nuk e ruajten dot kete miqesi. Rreshpja spikati qe ne fillim si nje poet me nje talent te cuditshem, enuin, krejtesisht modern. Pervec poezive, ai shkroi peralla te denja per vete penen e Oskar Uajldit. Kishte energji te medha, ndonese nuk ishte asnjehere ambicioz, teper i shkujdesur, moskokecares. I lire ne mendime, rebel i pandreqshem dhe i pathyeshem ne cdo kohe, aventuren e artit e plazmoi ne dizonance me aventuren e jetes, pikerisht si shprehje te lirise ekzistenciale. Kundeshtar i diktatures, ai perjetoi gati 20vjet si i burgosur politik, i harruar dhe i pabotuar, perhere me nje identitet te spikatur antikonformist, sfidant i llojit rembojan. Jo rastesisht i lindur ne Shkoder, e cila mund te quhet nje kryeqytet letrar i Barletit dhe i Bogdanit, i Fishtes dhe i Mjedes etj, pas vdekjes se Migjenit te madh,, Frederik Rreshpja eshte talenti me i shquar qe ka dale nga kjo treve - miter e poezise se shqetesuar te kombit. Pervecse poet, Frederik Rreshpja ishte edhe nje publicist i mprehte - esseja e tij e gjate "Marrezia e Itakes", eshte nga me te bukurat dhe interesantet ne letrat shqipe. Ai ishte edhe prozator humorist i rralle i tradites koniciane. *** Poezia e Frederik Rreshpja eshte me nje kod dhe nje apel simbolesh dhe nenkuptimesh. Ne poezine e tij, eshte nje finese teper e holle, nje delikatese e brendshme qe te habit. Te duket se trilli i metafores de Radiane hedh argjendin e vet te kalter tek peisazhet e ashpra alpine, onirike, ne agloshet e shpellave, ku mbijetojne perendite ilire, tek kasollja e vjeshtes me zogj mitesh, ku fluturojne kometat dhe alekinet, ne horizonte me gruntin primitiv te shiut, tek rete dhe tek plazhet, ku Frederik Rreshpja ka mbledhur qeramikat e thyera te dashurive te lashta, aty ku, udha e vjeter rri si patkoi i fatit tek porta e shekujve. Epika nuk mungon: Koka e trimit, ne dhembet e eres, Shpata, ne duart e shiut. Duket se sozia e Milosoas, futet tek emri i Medaut ilir, per te gjetur dallendyshen e humbur pas 7 bjeshkeve te Filip Shirokes, apo xhindin e vogel te perallave dhe te rrefimtarise popullore, nen nje qiell te trishtuar qe gjemon nga kavaleria e shirave te Eposit Verior. Per te, femijeria eshte nje perralle e shumefishte, atdheu i imazheve: Luanet e thyer te femijerise, Pune uje te pusi i vjeter, Mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu, Me turbanin prej vese. Frederik Rreshpja pikturon si nje varg Van Gog. Per te krijuar ne fakt nje kozmogoni ngjyrash dhe ndijimesh, ku panteizmi eshte edhe impresionizem, ku ka perhere shume fanitje fosforeshente, fantazma te shenjta te kujteses kombetare, kalores anonime te imagjinates, detare te qiellit, imazhe arketipale te pashperbershem, ose metafora te antropomorfizuara. Poeti eshte perhere nje lloj Princ i Vogel ekzyperian, por i veshur me tirqe dukagjinase, binjak i Omerit te vajtuar nga Ajkuna, per te kerkuar pa pushim "detet e rrezikshem te pafundesise perrallore", sic eshte shprehur dikur Kitsi i madh. Por asnjehere ne kete clirim kufijsh dhe dimensionesh, ne kete transparence te materies se gurtezuar, Frederik Rreshpja nuk e humb sensin e dashurise, sepse per te arti nuk eshte "nje kopesht i trilluar ku kercejne bretkosa te verteta" (Mariana Mur). Dhe ja, qe qeniet mitike, nuk i shpetojne dot ironise paresore si nje biresim, si nje katharsis. Homeri, stergjyshi yne antropoid, eshte nje lajtmotiv, po edhe nje sinkope. Sipas Rreshpes, Homerin e bene heronjte me shume sesa talenti. Nga Eposi i Trojes, deri te Hollivudi, paradoksi te con edhe tek Homeret e industrializuar. Ndaj Frederik Rreshpja thote me nje qetesi olimpike, bashkekohore, te ndryshme nga tradita: E verbeta ime madheshtore me syze Hong-Kong -u, Beje nje Iliade per mua! Ky konceptim te kujton Bertold Brehtin e mencur. Frederik Rreshpja tenton te beje te lexueshem nje "Index exportagorium". Ai paralajmeron per profetet e rreme: Zeusi, Atena dhe tere zotat, duhen thyer, Per te rindertuar duart e Fidias. *** Ishuj te ndritshem i jane shfaqur poetit ne retine, nen qiej absurde. Ai ishte gjithmone nje pagan i vjeter qe deborerat i shnderronte ne mermere statujash ilire. Keshtu, ai shenohet per te tjeret si nje "homeo scriptor" dhe thote per poezite e tij delikate, plot fantazi frazen proverbiale "Madame Bovary c'est moi", aq me teper se sic eshte shprehur ai "Nen cdo molle, nje Eve e ka pritur". Kjo eshte dashuria ne tere kuptimin e mistershem dhe e pazevendesueshme. Do te shtoja se emri biblik i Eves eshte nje metaforizim i muzave te poetit, i oreve bjeshketare, qe ne shekullin e TV dhe Kibernetikes, prape nuk e kane humbur fuqine cudiberese te fatit dhe te artit. *** Nese nga pikepamja okulare, poezite e Rreshpes te kujtojne mozaiket paleokristiane te Antikitetit te Vone plot peisazhe baritore dhe kafshe alegorike, nga pikepamja e sonoritetit ato jane plot harmoni. *** Sipas teorise se bihevioristeve, cdo lexim ne heshtje percillet edhe nga levizjet e pezave zanore. Ne kete kuptim, leximi i poezise rreshpiane eshte nje muzike e rrezikshme, se te zoteron, por teresisht e shendeteshme dhe frymezueshme. *** Tani "ante mortem" (pas vdekjes), ne mund te arsyetojme dhimbjen per te. Te poezia e tij, eshte qartesia, delikatja, jo demoniakia. as vulgarja. Dykuptimesia e natyres dhe simboleve, eshte kudo. Ne kishen e fjales, Frederik Rreshpja eshte nje drite altari. Ai nuk pati ne perditshmerine e tij te nemur ankesa lotmbushura. Ai e dinte sekretin e plastikes se peisazheve te detit dhe te henes. Ai e dinte sekretin edhe te bukurise se paracaktuar te vdekjes. Lirika per te, ishte si nje fe estetike. Frederik Rreshpja eshte nje nga poetet lirike me te medhenj te poezise shqipe te koherave. Shpresoj se keshtu do te cmohet edhe me vone. *** E pamundur, e pamundur, e pamundur te rikujtoj te tera hollesirat. Koha eshte rrafshuese. Megjithate, me kujtohet babai i Frederikut, te cilit ai i ngjante, me floke dhe mustaqe te thinjura, me kujtohet nena e tij te cilin ai e adhuronte "Eshte Perendia ime", me kujtohen motrat e Frederikut qe kane vdekur, Neta, Pashka, Ciata. Cuditerisht, ne shtepine e tij, ne oborr lulezon akoma edhe sot, nje shege e vjeter e mbjelle nga dora e Hile Mosit. Familja e Rreshpajve eshte me origjine nga Dukagjini legjendar. Kam qene me qindra here ne shtepine e tij ne Shkoder, vellezerit e tij Keli dhe Gjoni, per nje cudi qe nuk e kam kuptuar kurre asnjehere, perhere me kane thirrur "Xhaxhi Moikom". Ne rinine e tij, Frederik Rreshpja kishte talent edhe per pikture. Ne 1970, me ka bere edhe mua nje portret vizatimi, si edhe me ka kushtuar nje poezi. Me vone, m- beri nje portret te nenes. Ky njeri, kishte kultin e nenes, nuk ma merr mendja qe ne jeten e tij - dhe kete, nuk di ta shpjegoj, te kete patur ndonje femer tjeter. Pervec personazhit beatrician, te shpikur prej tij dhe te quajtur Lora. Sa pikellim, sa mungese dashurie ka patur ne jeten e ketij njeriu! Por tani, ai eshte i qete. Hera e pare qe ai shijon paqen, ate paqe qe ai e metonte i etur. Biografia e tij e paqete u mbyll ne moshen 66-vjecare. Mund te rronte edhe me teper. Por ne vetem mund te shprehemi, ashtu sic thonte dikur Homeri, "se kjo gje, eshte ne duart e Zotave". Frederik Rreshpja eshte rikthyer ne femijerine e tij, kur mahnitej nga bjeshket, sepse ai nuk ka nevoje per purgator, as per hapesira te ndermjetme, plot gjemba dhe mosmirenjohje, ai shetit ne vise kinse te panjohura, por qe i kishte zbuluar shume kohe me pare, te fantazise dhe te vdekjes, ai la gjurme delikate si ato te kaprojve perrallore, ai artikuloi poezi dhe figura te cilat mund te vertiten sipas nje muzike pitagorike qiellore ne ameshim. AMEN!

No comments:

Post a Comment