Midis hoxhallarëve të përdjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofije-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “Bolshevizma e çkatërrimi i njerëzimit“.Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari ntensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen: “Mevludi“ (1900), “303 fjalë të Imam Aliut“ (Botuar në Korçë më 1910), “Historia e shenjtë dhe të katër halifetë“ (Botuar në Tiranë më 1931, fq. 288), “Jusufi me Zelihanë“ (Botuar në Elbasan më 1923), “Gjylistani“, përkthim nga Saadiu, (1918, “Shtatë Ëndërrat e Shqipërisë“, poezi, (Botuar në Tiranë më 1944), “Tefsiri i Kur’anit“, (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924, “Rubaijjati Khajjam“ (Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930 - Ribotim 1942 në Tiranë).Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si: “Abetare shqip“ (1910), “Fe Rrëfënjësi morali“ (1914), “Gramatika, Syntaksa shqip-arabisht edhe fjalime“ (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh.Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si “Gjylistani“, “ Rubairat“ si dhe “Jusufi me Zelihane“, i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O. Kajamin etj.Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame. Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i asaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj.Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë : Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.Jeta e tij është një shembull i përsosur i atdhetarit të devotshëm, që nuk ndan fjalën nga veprat e poetit që fton bashkëpunëtorët të punojnë për mëmëdheun, të mos e braktisin.
amir
Sunday, October 11, 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment